LAJMI I FUNDIT:

Harrestari ribashkohet me qenin e tij

Harrestari ribashkohet me qenin e tij

Një pensionist kinez është ribashkuar me qenin e tij të dashur – një muaj pasi që e kishte lënë automjetin e tij së bashku me qenin në të dhe kishte harruar ku e kishte parkuar atë.

Wang Zujun, 80-vjeçar, kishte lënë automjetin e tij me tri rrota në riparim, por nuk mund t’i kujtohej as emri e as adresa e garazhit.

Pronari i garazhit e kishte lënë makinën e tij të parkuar jashtë një shtëpie të mallrave në Chengdu pasi që Wang nuk u paraqit për ta marrë automjetin e tij.

"Nuk mund të përkujdesja për të tërë jetën, dhe më zinte shumë vend në dyqanin tim", ka thënë ai.


Tregtarët lokal mbajtën qenin gjallë duke e ushqyer me mbeturina të ushqimit nëpërmes një vrime në dritaren e automjetit, raporton Sichuan News Network.

Eventualisht, kundërmimi nga automjeti u bë më keq, dhe ata thyen bravën në tentim për të shpëtuar kafshën.

Por qeni vetëm sa u struk edhe më shumë, prandaj shpëtimtarët morën dokumentet nga automjeti ku gjeten edhe emrin e adresën e zotëriut Wang.

Pensionisti u tha se kishte kaluar muajin e fundit duke hallakatur qytetin në kërkim të automjetit, dhe qenit të tij të dashur, por kishte kërkuar në drejtim të gabuar.

"Çdo mëngjes, kam dalë t’i kërkojë. Automjeti nuk ka vlerë për mua, por qentë e mi janë shoqëruesit e mi të vetëm", ka thënë ai.

Kur Wang në fund shkoi tek automjeti i tij, qeni filloi të leh me të madhe dhe, pasi që ia dëgjoi zërin pronarit të tij, kërceu drejt në krahët e tij.