LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston të dyshuarin lakuriq për vjedhje

Policia arreston të dyshuarin lakuriq për vjedhje

Një mashkull lakuriq është arrestuar nën dyshimin për plaçkitje të mërkurën pasi që është bllokuar në oxhakun e një shitore të kompanisë Tescom, derisa supozohet se ishte duke dashur të vjedhë prej saj, ka thënë policia.

Policia e Greater Manchester ka thënë se zyrtarët e saj janë drejtuar drejt shitores Tesco Express pasi që kanë pranuar thirrjen.

Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, ata gjetën një burrë të ngujuar në oxhak. Mashkulli 22-vjeçar është liruar nga zjarrfikësit, dhe, pasi që u zbulua se ishte lakuriq, policët e dërguan në spital. Ai është liruar më vonë nga spitali dhe tani është nën mbajtje të policisë.

"Besohet se disa nga rrobat e tij iu hoqën derisa po tentonte të del nga oxhaku”, ka thënë policia në një deklaratë për shtyp.