LAJMI I FUNDIT:

Vjedh derisa ishte në telashe për vjedhje

Vjedh derisa ishte në telashe për vjedhje

Imagjinoni të jesh i arrestuar për vjedhje dhe më pas të vjedhësh një fotografi nga një tabelë buletini të policisë pasi që të arrish në stacionin policor. Departamenti i policisë së qarkut në Uashington ka thënë se një 25-vjeçar e ka provuar këtë, dhe më pas i ka thënë policisë se kishte vjedhur fotografinë sepse mendonte që ishte diçka "cool".

Mashkulli është deklaruar i pafajshëm të mërkurën ndaj akuzave për vjedhje të pronës me vlerë 1.300 dollarëve amerikanë gjatë grabitjes në një makinë në Calais, posedim të marihuanës dhe tri shkelje të lirimit nga akuzat e mëhershme.

Zëvendësprokurori i qarkut të shtetit Uashingtonit, Bob Menzel, i ka thënë gjykatësit, "Ky është një i pandehur i cili thjesht nuk po e kupton situatën në të cilën është".