LAJMI I FUNDIT:

“Qyteti i shkurtabiqëve” (Video)

“Qyteti i shkurtabiqëve” (Video)

Beatriz dhe Joana Nascimento nga Itabaianinha e Brazilit, janë motra binjake. Ato janë faktet e fundit të një fenomeni që ka karakterizuar këtë qytet të vogël.

Ato janë 72-vjeçare, banore të qytetit që dikur njihej për personat me shtat të shkurtë, transmeton Telegrafi. Shkas i këtij fenomeni ishin martesat mes të afërmve.

Banorët janë marrë kryesisht me industrinë e tekstilit, ndërsa në vitet ’90 të shekullit të kaluar shumica nën moshën 15-vjeçare kanë marrë hormone për rritje.


“Shkurtabiqët” tash janë të paktë në numër, ndërsa kryesisht jetojnë në fshatin Carretéis.

Dokumentarin për këto motra e ka realizuar Giulia Valentina Paolini dhe Bruno Pitzalis. /Telegrafi/