LAJMI I FUNDIT:

Afrika me miliarderë e varfëri të skajshme

Afrika me miliarderë e varfëri të skajshme

Kontinenti më i varfër, Afrika, ka 55 miliarderë, shumica e tyre në Nigeri, madje 20 nga ta. Afrika e Jugut dhe Egjipti janë në vendin e dytë dhe të tretë, me nëntë dhe tetë miliarderë. Afrikanët e pasur kanë më shumë sesa është menduar. Pjesa tjetër e kontinentit është aq e uritur saqë është mrekulli sesi mbesin gjallë.

Biznesmeni nigerian Aliko Dangote është afrikani më i pasur. Pasuria e tij vlerësohet në rreth 20 miliardë dollarë. Ky multimilarder pasurinë e ndërtoi në çimento, ndërsa tani zotëron të drejtën e një perandorie industriale që përfshin mullinj, fabrika të sheqerit dhe produkteve të tjera ushqimore.

Afrikania më e pasur është Folorunsho Alakija, po ashtu nga Nigeria, e cila ka kompaninë e naftës "Famfa Oil”.


Pesë miliarderët më të mëdhenj të Afrikës së Jugut janë të bardhë, më të vjetër se 60 vjeç, që janë pasuruar përmes transaksioneve financiare dhe tregtisë. Pjesën më të madhe të të ardhurave e realizojnë nga investimet në Londër, New York dhe Cyrih.

Jugafrikani Nicky Oppenheimer, i pesti në listën e më të pasurve në Afrikë, ka pasuri prej 6.5 miliardë dollarëve falë minierave të diamantit që i ka trashëguar nga familja.

Shumica dërrmuese e miliarderëve nigerianë e kanë fituar pasurinë e tyre nga nafta, pasi Nigeria është prodhuesi i parë i naftës në kontinent.

Në një studim thuhet se Afrika ka çdo herë e më shumë njerëz të pasur, ndërsa shumë shtete të kontinentit shënojnë rritje ekonomike, pavarësisht krizës botërore. Megjithatë, varfëria nuk është zvogëluar.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Afrika subsahariane e cila më 1981 kishte 205 milionë njerëz skajshmërisht të varfër, me më pak se 1,25 dollarë të ardhura në ditë, më 2010 ka regjistruar dy herë më shumë njerëz të varfër, apo rreth 414 milionë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori