LAJMI I FUNDIT:

Nisi lufta për pronën private të Titos!? (Video)

Nisi lufta për pronën private të Titos!? (Video)

Në qoftë se Serbia insiston t’i takojë një pjesë e trashëgimisë së ish-presidentit jugosllav, Josip Broz Tito, hisen e saj do ta kërkojë edhe Bosnja e Hercegovina, sepse për këtë të kanë të drejtë në bazë të marrëveshjes së sukcesionit të ish-Jugosllavisë, tha zëvendësministri i Financave Zenit Kelic, i cili në emër të BeH është përgjegjës për suksesionin e pronës së shtetit të dikurshëm të përbashkët.

Duke komentuar paralajmërimet nga zyra e presidentit serb Tomislav Nikolic se ai ka vendosur të lejojë qasjen në pronën private të cilën Presidenca e ish RSFJ-së pas vdekjes së Titos vendosi ta “varros” në arkat e Bankës Popullore në Beograd, Kelic ka thënë për “Dnevni avaz” se në rast se kanë të drejtë për këtë Serbia, të njëjtën të drejtë e kanë shtetet trashëgimtare të ish Jugosllavisë.

Deri tash nuk është e qartë nëse paralajmërimet për qasjen në pronën e Titos kanë të bëjnë vetëm me ato gjërat që janë vendosur në qese të kasafortave në Beograd, të cilat nuk janë hapur e për çka insistojnë anëtarët e familjes së Titos që luftojnë për trashëgiminë, apo tërë pronën në rezidencat e tij dhe të evidentuar.


"Nuk mundet vetëm Serbia ta ketë këtë të drejtë. Nëse ka, për shembull ari, të holla ose letra me vlerë, atëherë ajo është pronë e të gjitha shteteve pasardhëse, kështu që ne të gjithë duhet të angazhohemi në këtë proces", tha Kelic.

Ai gjithashtu theksoi se janë të pabaza dhe të papranueshme pohimet e Oliver Anticit, këshilltar ligjor i presidentit serb, se Zyra e Presidentit të Serbisë është pasardhëse ligjore e Kryesisë së ish RSFJ-së.

Në kasafortat e Bankës Popullore, tash e 33 vjet rruhen 33 thasë që kurrë nuk janë hapur. Mendohet se aty janë edhe gjashtë pagat e fundit të Titos, paratë nga honoraret e tutorisë dhe thesare të arta.

Tito kishte 38 rezidenca në ish Jugosllavi, por asnjëra nuk ishte në emrin e tij. Ish gruaja e tij, Jovanga Broz, dhe djemtë Zharko dhe Mishko ka vite që kërkojnë të trashëgimin e gjësendeve private të Titos. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori