LAJMI I FUNDIT:

Iran: Arrestohet prokurori, aleat i Ahmadinejadit

Iran: Arrestohet prokurori, aleat i Ahmadinejadit

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad ka denoncuar gjyqësinë iraniane lidhur me arrestimin e aleatit të tij, ish prokurorin e Tehranit, Saeed Mortazavi.

Ahmadinejad, në komentin e publikuar të martën në ueb-faqen e tij zyrtare, e ka quajtur këtë si një “veprim tejet të ndryrë”.

Zyra e prokurorit të Tehranit ka konfirmuar se Mortazavi është arrestuar të shtunën, por nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me akuzën me të cilën ai është ngarkuar.


Mediat iraniane raportojnë se ai është dërguar në burgun Evin të Tehranit. Mortazavi është suspenduar në vitin 2010 për vdekjen e tre protestuesve anti-qeveritar në një burg në Tehran, raportojnë mediat.

Emri i tij është përmendur gjatë një përleshjeje të së dielës në parlament, në të cilën Ahmadinexhad akuzoi kryetarin e këtij institucioni, Ali Larijani dhe familjen e tij, për përfshirje në korrupsion.

Në komentin e tij, Ahmadinejad ka thënë se gjyqësia ka filluar të të funksionojë si një “biznes familjar”. Ndërkohë kuptohet se Sadegh Larijani, vëllai i kryeparlamentarit Ali Larijani, është kreu i gjyqësisë së vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori