LAJMI I FUNDIT:

Spanjë, 740 mijë firma kundër kryeministrit

Spanjë, 740 mijë firma kundër kryeministrit

Me dhjetëra mijëra protestues u rikthyen në rrugët e Madridit dhe disa qyteteve kryesore spanjolle, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Mariano Rajoy, i përfshirë në një skandal korrupsioni së bashku me disa anëtarë të tjerë të partisë në pushtet.

Ndërkohë, një peticion që po qarkullon në internet dhe kërkon dorëheqjen e Rajoy ka grumbulluar deri tani 740 mijë firma në pak orë.

Ditën e shtunë, Rajoy theksoi se nuk kishte pranuar kurrë para të jashtëligjshme, prandaj nuk “ka ndërmend të japë dorëheqjen”.


Pavarësisht deklaratës së tij, Prokuroria Spanjolle ka nisur një hetim në lidhje me akuzat e publikuara disa ditë rresht në të përditshmen “El Pais”.

Sipas akuzave publike, një skemë e jashtëligjshme lejoi kryeministrin dhe drejtues të tjerë të partisë së tij që të devijonin fonde publike në llogaritë e tyre.

Dyshohet se Rajoy ka përvetësuar deri në 25 200 euro, përpara se të fitonte zgjedhjet dhe të shndërrohej në Kryeministrin e Spanjës në vitin 2011, me premtimin e parealizuar ende të rikthimit të rritjes në ekonominë vendase dhe të reduktimit të borxhit të lartë publik.

I pyetur gjatë javës, prokurori Eduardo Torres-Dulce, deklaroi se po merr në konsideratë mundësinë e marrjes së kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në pyetje.

”El Pais” pretendon se skema korruptive, e cila ka funksionuar për 19 vite me radhë, ndonëse nuk është ideuar nga politikanët aktualë, është shfrytëzuar prej tyre me vetëdije të plotë.

Ndërkohë, gjendja e rënduar ekonomike në vend ka bërë që gjithmonë e më shumë spanjollë të fajësojnë korrupsionin për problemet ekonomike.

Një sondazh i publikuar më parë gjatë janarit, tregoi se 17 për qind e spanjollëve rendisin korrupsionin si problemin e parë kryesor për vendin, një normë pothuajse dyfish më e lartë nga perceptimi i muajit paraardhës.

Aktualisht, Spanja është duke u përballur me faktorë të shumtë që pengojnë rritjen ekonomike, midis të cilëve borxhi i lartë kombëtar, deficiti i lartë buxhetor, masat e ashpra shtrënguese të kursimit, mungesa e konkurrencës, borxhi i lartë i sektorit privat dhe mungesa e qëndrueshmërisë në sistemin bankar.

Problemi i papunësisë është më akuti për vendin, me më shumë se pesë milionë spanjollë ose 26 për qind e forcës aktive që është e papunë, shifër që kalon 55 për qind për grupmoshën 18-25 vjeç.

Problemet serioze për ekonominë spanjolle kanë bërë që vendi të përballet me lëvizje gjithmonë e më të fuqishme separatiste, me krahina si Katalunja që kanë vënë në lëvizje një aksion politik për fitimin e pavarësisë nga Spanja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori