LAJMI I FUNDIT:

Përplaset trageti, 50 të plagosur në New York

Përplaset trageti, 50 të plagosur në New York

Një traget i transportit në New York u përplas me një port në Manhatan në orën e pikut të lëvizjes, duke lënë të paktën 50 persona të plagosur.

Incidenti u regjistrua në orët e mëngjesit me orën lokale. Përplasja e tragetit ishte aq e fortë sa ai pësoi çarje, por fatmirësisht nuk u fundos. Megjithatë, dhjetëra persona përfunduan në ujë kur termometri shënonte temperaturat minimale.

Grupet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa raportojnë se nga të lënduarit, njëri prej tyre, që ka marrë plagë të forta në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë.


Trageti i transportit ishte nisur nga New Jersy për në Nes York. Akoma s’e di se çfarë ndodhi, tha një pasagjer për “New York Daily News”.

“Anija goditi me forcë diçka dhe shumë shpejt e pamë veten në ajër, e më pas disa përfunduan në ujë”, shtoi ai.

Kryebashkiaku i New Yorkut, Michael Blooomberg dhe krerët e policisë, zjarrfikësve dhe shërbimeve të tjera të emergjencës, mbërritën në vendngjarje. Në ishullin e Manhatanit ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhjetëra linja transporti ujor, ku më kryesoret janë ato drejt ishullit tjetër Staten Island.

Në 2003, një incident i ngjashëm në këtë ishull, kur një anije pasagjerësh u përplas me molin, gjetën vdekjen 11 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Sullivan thotë se ndihma ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë një kundërofensivë në vitin 2025

Sullivan thotë se ndihma ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë një kundërofensivë në vitin 2025

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
IDF-ja urdhëron evakuimin e 100 mijë civilëve nga lindja e qytetit Rafah, për shkak të një “operacioni të kufizuar”

IDF-ja urdhëron evakuimin e 100 mijë civilëve nga lindja e qytetit Rafah, për shkak të një “operacioni të kufizuar”

Azia
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Kalo në kategori