LAJMI I FUNDIT:

Anija që u mori jetën 32 njerëzve (Video)

Anija që u mori jetën  32 njerëzve (Video)

Mbetjet e anijes “Costa Concordia”, e cila u fundos më 13 janar të këtij viti, ende qëndrojnë në brigjet e Toskanës, duke përkujtuar tragjedinë në të cilën humbën jetën 32 njerëz.

"Costa Concordia” ende qëndron e përmbysur në afërsi të brigjeve të Toskanës


Vlerësohet se operacioni i nxjerrjes së anijes do të zgjasë më së paku një vit, pasi që anija është ndeshur me një shkëmb dhe është përmbysur pranë ujdhesës Giglio, pasi që kapiteni i anijes pa marrë leje kishte ndryshuar drejtimin e marshutës së planifikuar.

Këtu humbën jetën 32 njerëz

Ekipi televiziv i programit “60 minuta” ka shfrytëzuar pajisje të ndryshme në mënyrë që të afrohej sa më shumë anijes së fundosur dhe të xhirojë brendinë e saj.

Producenti i emisionit Rich Bonin, e përshkruan kështu anijen: “Keni aty një rrënojë të madhe e cila është e gjata së dy fusha futbolli dhe qëndron ashtu e përmbysur. Diçka të tillë asnjëherë nuk kam parë”.

Çarçafët ende valëviten në anije

Video xhirimi i cili është transmetuar në televizionin CBS Neës tregon kuvertën e dikurshme, në të cilën udhëtarët janë rrezitur në diell, e që tash qëndron e kthyer në një anë, derisa gjysma e pishinës së anijes është fundosur në det.

Karrriget në të cilat pushonin udhëtarët

Bonin tregon se si kanë shfrytëzuar fluturaket, të ngjashme me helikopterët e fëmijëvë me teledirigjim, në të cilat kishin përforcuar kamerat në mënyrë që sa më shumë t’i afroheshin brendisë së anijes.

Zilja e anijes

Kapiteni i anijes, Francesko Sketino është akuzuar pë vrasje pa qëllim, shkaktim të fatkeqësisë dhe braktisje të anijes, në të cilën gjendeshin rreth 4000 udhëtarë dhe anëtarë ekuipazhi. Ai mund të dënohet deri në 20 vjet burgim.

Anija që peshonte 114.500 tonelata ka goditur shkëmbinjtë pasi që kapiteni Skentino kishte provuar të bënte një manovër, të njohur si “përshëndetja” në mënyrë që udhëtarëve t’ua tregonte ujdhesën, kurse banorëve të ujdhesës anijen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori