LAJMI I FUNDIT:

Më 9 shtator Bebe Rexha performon në Tiranë

Më 9 shtator Bebe Rexha performon në Tiranë

Pas lajmit që vetë këngëtarja, Bebe Rexha publikoi në profilet e saj sociale, është zbuluar data se kur do të mbërrijë në Shqipëri.

Kantautorja shqiptare me famë botërore do të performojë në Tiranë ditën e premte, më 9 shtator.

Lajmi i shpërndarë në media, tashmë është konfirmuar dhe organizatorët janë duke punuar që edhe koncerti i Bebe Rexhës, ashtu si ai i Dua Lipës, të ketë pjesëmarrje masive. Koncerti do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, nga ora 18:00 deri në 24:00. Të ftuar të tjerë përveç Bebe Rexhës do të jenë edhe Fatboy Slim dhe HONNE.

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare lindi në New York me emrin Bleta Rexha në vitin 1989 nga prindër shqiptarë. Nisi të këndonte në moshën 4-vjeçare, por krahas këngës ndoqi edhe pasionin për disa instrumente muzikore. Gjatë shkollës së mesme, Bebe Rexha ishte pjesë e një bande muzikore femërore.

Rexha është e njohur për hitet me të cilat ka fituar zemrat e adoleshentëve dhe të rinjve në mbarë botën, ndërsa nuk janë të pakta edhe bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës, si David Guetta, Pit Bull, Nicky Minaj etj.


Ndër hitet më të njohura të saj janë “No Broken Hearts”, bashkëpunim me Nicky Minaj; “Hey Mama”, “Me, Myself and I”, etj.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Kalo në kategori