LAJMI I FUNDIT:

87-vjeçarja bie në kanalizim

87-vjeçarja bie në kanalizim

Një grua 87-vjeçare ka rënë në një kanalizim pasi kishte shkelur mbi një kapak të pa vendosur mirë, në kohën kur ajo po shëtiste në mëngjes me bashkëshortin e saj.

Wang Jungcheng përjetoi tmerrin kur bashkëshortja e tij ra papritmas në kanalizim, i cili ndodhet në Changchun në provincën Jilin të Kinës verilindore.

“Unë ja kapa rrobat, por ajo prapëseprapë rra në kanalizim”, theksoi ai.

Viktima, Wang Lu, pësoi disa gërvishtje, ndërsa ishte shpëtuar nga një zjarrfikës që u desh të zbriste në kanalizimin e thellë tre metra, për të ndihmuar të moshuarën të dilte nga situata e vështirë.


Zyrtarët thonë se kapaku i kanalizimit ishte humbur kohë më parë dhe ishte zëvendësuar vetëm me një rrotë të një biçiklete. /Telegrafi/