LAJMI I FUNDIT:

61 student praktikë tremujore në ATK

61 student praktikë tremujore në ATK
????????????????????????????????????

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka nënshkruar të premten 61 kontrata me student për praktik tremujore.

Ky është Grupi i Dytë i studentëve nga Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina”, të cilët janë përzgjedhur për angazhim në punë praktike në ATK, në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Financave dhe UP “Hasan Prishtina”.

Studentët janë nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Ekonomik.


Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri tha se “ne po vazhdojmë edhe më tutje që t’ju përkrahim profesionalisht, në mënyrë që të jeni të përgatitur për tregun e punës. Ajo çka do të mund të mësoni nga Administrata Tatimore është një arritje e madhe për juve dhe karrierën tuaj, pasi që ashtu siç e dini, Administratat Tatimore është institucion i cili garanton stabilitet financiar në vend, me mjete që grumbullojmë, qytetarëve u mundësohet një mirëqenie më e mirë”.

Imeri kërkoj nga studentët që të tregojnë gatishmëri për punë, në mënyrë që nga kjo praktik tremujore të jenë përfitues në ngritjen profesionale të tyre.

Ky grup i studentëve, ashtu edhe si grupi i parë të cilët tashmë e kanë përfunduar punën praktike, do të sistemohen në Ministrinë e Financave dhe në agjecionet e saj, në Administratën Tatimore, Dogana dhe Agjencinë Qëndrore të Prokurimit, ku për periudhën 3 mujore do të angazhohen në punë praktike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan "këlysh të shefit" dhe "adoleshent"

Ekonomi
Kalo në kategori