LAJMI I FUNDIT:

6.000 persona hanë mbi urë

6.000 persona hanë mbi urë

Rreth 6.000 persona kanë ngrënë mëngjes përnjëherë, në një vend të pazakonshëm. Ata kanë ngrënë në urën e portit të Sydneyt.

Organizatorët e kësaj ngjarjeje, në këtë mënyrë u kanë mundësuar banorëve të Sydneyt dhe të tjerëve që kanë qëlluar në ato momente aty, të shoqëroheshin në një piknik rekreativ.

Mbi urë ishte shtruar një shtrojë e gjelbër, që të pranishmëve t’u jepte përshtypje se ndodhen mu në mes të natyrës – dhe jo 140 metra mbi ujë.

Kryeministri i Walesit Jugor ka thënë se shpreson që ky atraksion do të ndihmojë ardhjen e turistëve në Sydney – ku mund të përjetojnë manifestime të ndryshme argëtuese. /Telegrafi/