Rreth gjysmë milioni euro do t’i kushtojë buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila udhëhiqet nga Fehmi Mujota, këshilltari i transaksionit për Autostradën Prishtinë-Shkup. Këtë tender Ministria e Mujotës ia ka dhënë konzorciumit nga Shqipëria “Cavasola Scamoni sh.p.k dhe CSM Adonino Askolli”, e cila është shpallur fituese duke ofertuar me një çmim prej më shumë se 444 mijë euro.
Nga tri kompani që kanë marrë pjesë në këtë tender, oferta më e ulët ka qenë e kompanisë shqiptare, përderisa më e larta ka arritur në rreth 870 mijë euro.
Përzgjedhja e këshilltarit të transaksionit nga Ministria e Infrastrukturës (MI) kishte filluar muaj më parë, mirëpo ky proces është përcjellë me dështime të njëpasnjëshme, me ç’rast më herët ishte anuluar ky aktivitet i prokurimit.
Kompania nga Shqipëria muaj më parë kishte bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit(OSHP) në lidhje me vendimin e Ministrisë për anulimin e tenderit, përderisa OSHP-ja kishte hedhur poshtë ankesën e kompanisë, me ç’rast kësaj të fundit ia kishte konfiskuar 500 euro në emër të sigurimit të ankesës.
“Meqenëse pretendimet ankimore të operatorit ekonomik ankues "CMS Adonnino Ascoli& Cavasola Scamoni" janë të paqëndrueshme, i bëhet konfiskimi i sigurimit të ankesës në shumë prej 500 euro”, thuhet në vendimin e OSHP-së të datës 17 dhjetor 2012.
Projekti për realizimin e autostradës Prishtinë-Shkup është prezantuar në vitin 2010. Sipas projektit të prezantuar, autostrada do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash, do të ketë dy tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2.2 kilometra. Shpejtësia maksimale në autostradë, sipas projektit, do të jetë 120 kilometra në orë. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane: Menaxherët shqiptarë ndër më të mirët kudo në botë
Kalo pushimet tuaja të ëndërrave me Max Travel në Selectum Family Resort në Antalia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër