LAJMI I FUNDIT:

​32-vjetori i partisë, Abdixhiku: LDK ka lënë gjurmë të pashlyera historike

​32-vjetori i partisë, Abdixhiku: LDK ka lënë gjurmë të pashlyera historike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shoqëruar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe figura të tjera të këtij subjekti, kanë nisur ditën e sotme duke bërë homazhe pranë varrit të Ibrahim Rugovës.

Kryetari aktual i kësaj partie deklaroi se për tri dekadat e shkuara, LDK ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e vendit ndërsa edhe në të ardhmen do të luajë rolin e vet drejt proceseve të integrimit.

“LDK më 23 dhjetor të vitit 1989 është themeluar nga një grup intelektualësh shumë të shquar të kohës të cilët në krye me atin tonë themeltar të shtetit të Kosovës, të vet Lidhjes Demokratike të Kosovës, të lëvizjes tonë nacionale, i kanë pirë një procesi të madh që është kurorëzuar me lirinë e Kosovës, më pas me pavarësinë e Kosovës dhe shtetndërtimit. Gjatë tri dekadave të shkuara, LDK ka lënë gjurmë të pashlyera historike, të paarritshme për të ardhmen natyrisht dhe natyrisht edhe në dekadën e katërt, roli i LDK-së do të jetë thelbësor në drejtimin e Kosovës drejt proceseve origjinale tona euroatlantike”, deklaroi Abdixhiku.


Pas themelimit të LDK-së, ky grup intelektualësh e kishin caktuar Kryesinë e LDK-së me kryetar Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi dhe anëtarë të kryesisë Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Dr. Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja e shumë figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh të asaj kohe.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori