LAJMI I FUNDIT:

304 pacientë me COVID-19, janë të shtrirë në QKUK dhe spitale, 24 në gjendje të rëndë

304 pacientë me COVID-19, janë të shtrirë në QKUK dhe spitale, 24 në gjendje të rëndë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se 304 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në QKUK dhe spitale.

Në njoftim thuhet se në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme po marrin mjekim 304 pacientë të diagnostikuar me COVID-19, transmeton Telegrafi.

Prej tyre në QKUK 176, kurse në Spitalet e Përgjithshme 128 pacientë.


Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 janë me oksigjenoterapi, 135 në QKUK dhe 73 në spitalet e përgjithshme.

24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më tani në Kosovë me virus janë infektuar 4 mijë e 931 persona, 2 mijë e 267 prej të infektuarve janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se raste aktive në vendin tonë janë 2 mijë e 562./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Politikë
Kalo në kategori