LAJMI I FUNDIT:

28 Nëntori, Vidovdani…, cili është shkëlqimi nacional i shqiptarëve të Kosovës?

Thënë troç pozita e opozita më 28 nëntor kishte një adresë, përbuzjen e skajshme dhe turpin, në një datë të rëndësishme historike, atë të shkëlqimit nacional "Jam krenar që jam shqiptar"

Se nuk kanë kuptuar gjë nga leksioni i historisë, i demokracisë se drejtpërdrejtë dhe se çfarë është ideologjizma e partive politike u pa gjatë festës së 28 Nëntorit. Nuk kishte ndonjë dallim me ditët e mëparshme, kishte vetëm ndonjë promovim personal dhe shumë më tepër të gjitha promovimet e tyre ishin më tepër mortore se sa festive, ishin shumë të saktë dhe po aq të zbehtë në këtë dite saqë nuk mbahet mend.

Pse pra gënjejnë aq shumë kur flasin për popullin-elektoratin që i ngriti në postet ku janë sot, edhe pse ata nuk ishin aty ku është populli. Ata me konsekuencë iu përmbajten flamurit të bashkësive etnike, i cili nuk ka ndonjë domethënie historike që do ta veçonte mbi flamurin që përçojë dashurinë ndaj vendit dhe atdheut, e si do të veçohej njëri flamur mbi tjetrin, kur valëvitja e lirë e njërit në godinat e "instutucionalistëve", më tepër pasqyron një rezervat në zemër të Evropës, se sa i një ngjyrimi të afërm me Evropën, e kemi parë flamurin të valojë në godinat e bashkive të New Yorkut dhe në qytetet tjera në SHBA, por nuk e pamë atë në Prishtinë.

Të gjashtë bashkësitë etnike-minoritetet janë të ngjashme me njëra tjetrën, le të jetë edhe ashtu, por pse njëri minoritet, ai serb është i mbrojtur dyfish-shumëfish, edhe përmes ligjeve ndërkombëtare të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si e drejtë ekskluzive, po aq edhe atyre vendore, pse trashëgimia kulturore qenka privilegj, vetëm për njërën bashkësi (!?) Dhe si ndodhi që Kosova të jetë më e zhurmshme gjatë festës serbe të Vidovdanit, dhe pse dëgjohet aq kumbueshëm kënga festive serbe dhe valon flamuri serb në Gazimestan, për car Llazarin dhe eshtrat e tij, ku u zhvillua miti i një beteje të humbur, por e cila u krijua si mit në mbamendjen e serbëve, apo do te duhej te ishte diçka normale për të gjithë, të themi se në atë betejë luftuan edhe shqiptarët krahas të tjerëve.

Përkundruall këtij evenimenti të çdovjetshëm kulturor serb; më 28 nëntor mbeti i heshtur zëri i institucioneve dhe ai i partive politike, mu aty përballë Kuvendit të Kosovës, aty ku gjendet e ngulitur shtatorja e kalorësit dhe diplomatit shqiptar Skënderbeut, bile kështu nuk do të duhej të ishte edhe për shkak dhe hak të historisë kombëtare, që na bëri krenar që jemi sot shqiptarë.

Sikur të gjitha këto parti politike të kishin shprehur vullnetin politik, po aq sa ishin solidarë në demistifikimin e flamurit kombëtar sigurisht që korrupsioni dhe krimi i organizuar do të ishte shumë me i ultë, prandaj është fyes një qëndrim i tillë mohues ndaj një ngjarje historike, por edhe një kujtesë e gjate e mbamendjes së ekzistencës së shqiptareve si komb kompakt. A nuk ishte ngjarja e 28 Nëntorit dhe valëvitja e flamurit te Skënderbeut në Krujë, më 1443, por edhe ngritja e serishme e tij në shtëpinë e Xhemil Beut një ngjarje që shënoi ekzistencën e një kombi modern, që rrugëtoi 5 shekuj nëpër stuhitë historike dhe të kohës bashkërisht, duke i bashkuar shqiptarët anembanë dhe jo ndarë ata.

E si mos të përgëzohet për këtë vepër atdhetari Faik Konica i cili si hulumtues i zellshëm, i ri dhe student, zbuloi ngjyrat dhe përmbajtjen e flamurit të sotëm, i cili valëvit i lirë në zemrat e çdo shqiptari. Bile për asgjë tjetër një shënim i tillë do të duhej te organizohej si një orë e madhe e historisë dhe kujtesës shqiptare. Por heshtën të gjithë, edhe institucionet shkencore, heshti Universiteti, heshtën edhe organizatat rinore të studentëve…Iu dashtë Lëvizjes Vetëvendosja dhe disa organizatave tjera të shoqërisë civile, të mbulojnë turpin nacional, për të cilin u përkujdesën institucionalistët tanë.

As Kuvendi i Kosovës nuk ishte në nivel të detyrës, heshtje mortore…, a ka gjë më të shëmtuet se mashtrimi me të vërtetën, edhe atëherë kur kamerat televizive jepnin storie filmike të vizitës së kryeparlamentarit dhe të kryeministrit në varrezat e kombit në Prekaz, për të rikujtuar veprën e Jasharëve, e për çka luftuan ata, dhe me cilin flamur personifikohej vepra e tyre. Nuk ka gjë më të keqe se vetëmashtrimi, por edhe morali i dyfishtë i politikanëve, e të tillë dolën gati të gjithë pa përjashtim. me çka e arsyetojnë atë ideologjizmën dalluese, dhe cila është ajo që i bënë të veçantë njërin nga tjetri, kur e kanë gojën plotë djathtizëm. Kur flamuri i shqiptarëve mbeti i mbyllur në objektet zyrtare, në kundërshtim me vullnetin e popullit, dhe pse ata kanë adresa të ndryshme.

Thënë troç pozita e opozita më 28 nëntor kishin një adresë, përbuzjen e skajshme dhe turpin, në një datë të rëndësishme historike, atë të shkëlqimit nacional "Jam krenar që jam shqiptar!"

Në trend

Më shumë
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë

Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë "po" ofertës së Arsenalit

Premier League
Radoiçiq blen prona të reja në pjesën elitare të Beogradit

Radoiçiq blen prona të reja në pjesën elitare të Beogradit

Lajme
Presidenti turk Erdogan pret në takim kryeministrin Kurti, pamje nga vizita

Presidenti turk Erdogan pret në takim kryeministrin Kurti, pamje nga vizita

Lajme
Turqia tregon fuqinë e mbrojtjes në stërvitjen e madhe ushtarake ndërkombëtare - Erdogan tregon nivelin ku ka mbërritur vendi i tij

Turqia tregon fuqinë e mbrojtjes në stërvitjen e madhe ushtarake ndërkombëtare - Erdogan tregon nivelin ku ka mbërritur vendi i tij

Turqia
Zbulohet e vërteta? Xhensila Myrtezaj shtron kërkesën për t’u divorcuar nga Bes Kallaku – akuza të rënda

Zbulohet e vërteta? Xhensila Myrtezaj shtron kërkesën për t’u divorcuar nga Bes Kallaku – akuza të rënda

Magazina
Kalo në kategori