LAJMI I FUNDIT:

23.139 babadimra e bënë të famshëm kanadezin

23.139 babadimra e bënë të famshëm kanadezin

Para 22 vitesh mësuesi në pension nga Kanadaja, Jean-Guy Laquerre, mori si dhuratë nga tezja e tij një figurinë të Babadimrit

Atëbotë as që i shkonte ndërmend se koleksionimi i lodrave që kanë lidhje me Krishtlindjet do të bëhet opsesion dhe falë kësaj ai do të bëhej i famshëm në mbarë botën.

“Ajo figurinë që mora nga tezja, zgjoi një fëmijë brenda meje. Më 1988 kam filluar të grumbullojë lodra në formë të Babadimrit. Për 22 vjet kam grumbulluar 25.139 Babadimra”, tha Laquerre për AFP-në.

Çdo vit, në kohën e Krishtlindjeve, mësuesi me kujdes nxjerrë sendet me vlerë nga kutitë dhe e zbukuron shtëpinë me to. Babadimrat gjenden në çdo kënd të shtëpisë së tij, madje edhe në banjo. “Ky është obsesioni im”, thotë kanadezi duke qeshur.


Falë këtyre babadimrave të të gjitha formave dhe madhësive që vijnë nga 33 shtete të botës, Jean-Guy Laquerre u regjistrua në librin e rekordeve Guinness. “Për 30 vjet rekordin e mbante një grua nga Texasi. Ajo kishte 1.039 lodra që kanë lidhje me Krishtlindjet. Por unë kam thyer rekordin e saj”, thotë me krenari Laquerre. Ai shpreson se koleksionin e tij të vlefshëm një ditë ta ekspozojë në muze. /Telegrafi/