LAJMI I FUNDIT:

21 minutat e Kosovës për një imazh tjetër

21 minutat e Kosovës për një imazh tjetër

Në krejt shfaqjet që ka pasur para publikut deri me tani, madje edhe në festivalet më me nam në botë, ndër të pranishmit ka mbretëruar heshtja.

Regjisori dhe skenaristi Jamie Donoughue rrëfen se, pos heshtjes, zakonisht edhe të pranishmit janë rrëmbyer nga lotët pas historisë që kanë parë në filmin “Shok”.

Heshtje ka pasur edhe të enjten kur ekipi me sytë katër para ekranit po priste rezultat e nominimeve për “Oscar”. Në një moment të gjithë janë ngritur në këmbë, duke përqafur njëri-tjetrin. Edhe ky moment është përshkuar me lot, por kësaj radhe jo nga ndjesia që të imponon filmi, por nga gëzimi se tashmë “Shok” është në pesëshen e të nominuarve për çmimin “Oscar” në kategorinë “Best Live Action Short”.

Heshtjen e ka thyer edhe politika kosovare. Niveli më i lartë politik brenda pak minutash është zotur se do të jenë në përkrahje të artistëve gjë për të cilën shpesh janë kritikuar sikurse vitin që shkoi.


Shumë artistë thonë se ëndrra është bërë realitet. E kësaj i shtohet fakti se një copëz nga realiteti i Kosovës në gjendje lufte deri tash i është shpalosur botës në një film të shkurtër që prej ditës së enjte ka marrë vëmendje shumë më të madhe. Kanë mjaftuar 21 minuta për një moment që do të shënohet si kthesë në historinë e kulturës shqiptare.

Lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore se sa investoi shteti për këtë sukses, lexoni edhe për fuqinë e një rrëfimi filmik, për një tjetër imazh në kohë tensionesh politike, për suksesin e artistëve përpallë hipokrizisë së politikanëve, si dhe për shpalosjen e së vërtetës me art.

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Kalo në kategori