Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) publikoi të dhënat e fundit për ecurinë e industrisë së turizmit për vitin 2015, sipas të cilave numri i turistëve ndërkombëtar u rrit me 4.4% duke arritur një shifër rekord prej rreth 1.2 miliard.
Rritje shënuan edhe netqëndrimet (50 milionë më shumë) duke konfirmuar faktin se kjo industri nuk njeh krizë. Për të gjashtin vit me radhë rritja është mbi 4%.
“ Turizmi ndërkombëtar arriti nivele të larta në vitin 2015. Performanca ndikoi në rritjen e ekonomisë botërore dhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Kjo është thelbësore për të nxitur hartimin e politikave që kontribuojnë në rritjen e industrisë, por edhe facilitetet e udhëtimit, burimet njerëzore dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, tha sekretari i përgjithshëm i UNWTO-së Taleb Rifai.
Sipas raportit, kërkesa ka qenë e fortë, pavarësisht rezultateve të disa destinacione që janë ndikuar nga normat e shkëmbimit valutor, rënies së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera të para.
“Rezultatet për vitin 2015 u ndikuan edhe nga një sërë faktorësh, si: kurset e këmbimit, çmimet e naftës, krizat natyrore dhe artificiale. Duhet të kuptojmë se një pjesë e ecurisë së industrisë varet edhe nga çështjet e sigurisë, por edhe nga kapacitetet tona kolektive për të promovuar udhëtimin e sigurt. Në këtë drejtim, UNWTO iu kërkon qeverive të përfshijnë administratat turizmit në planifikimin e tyre për sigurinë kombëtare, në mënyrë që të ulet rreziku i kërcënimeve”, tha Rifai.
Gjatë vitit 2015, industria e turizmit në Europë u rrit me rreth 5% në vlerë absolute dhe relative, duke u ndikuar nga një euro më e dobët në krahasim me dollarin dhe monedhat e tjera. Numri i turistëve ndërkombëtar arriti në 609 milionë ose 29 milionë më shumë se në vitin 2014. Europa Qendrore dhe Lindore realizoi një rritje prej 6%, pas rënies që u vu re në vitin 2014.
Në rajonin e Europës Veriore rritja është vlerësuar në 6%, ndërsa në atë të Mesdheut 5% dhe në Europën Perëndimore në 4%. Në destinacionet e ekonomive në zhvillim rritja e numrit të turistëve u llogarit në 4%.
Pritshmëritë për vitin 2016 mbeten kryesisht pozitive edhe pse në një nivel pak më të ulët në krahasim me dy vitet e mëparshme. UNWTO parashikon që numri i turistëve turistike ndërkombëtare të rritet me 4%. Sipas rajoneve, rritja pritet të jetë e fortë në Azi dhe në Paqësor (+ 4% në + 5%) dhe Amerika (+ 4% në + 5%), e ndjekur nga Europa (+ 3.5% në + 4.5%). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp