LAJMI I FUNDIT:

19 çika u futën në Smart

19 çika u futën në Smart

Grupi prej 19 nxënëseve nga Karachi në Pakistan u futën në një automobil smart dhe kështu thyen rekordin botëror.

Nxënëset e shkollave të mesme bënë këtë hap në përpjekje për ta thyer rekordin botëror të cilin deri më tash e mbanin nxënësit nga Australia. Në automobilin e vogël u futën 19 vajza, ndërsa juria që përcolli këtë ngjarje pranoi rekordin e ri.

Grupin prej 19 vajzave e udhëhiqte Ajmen Salim Jusuf, ndërsa së bashku thyen rekordin të cilin e kishte vendosur ekipi australian “Climb Fit” në fillim të këtij viti.

Ndër anëtarët e jurisë ishin edhe këshilltari i kryeministrit pakistanez, ish kapiten i ekipit të hokejit dhe konsulli kryesor i Marokut. /Telegrafi/