LAJMI I FUNDIT:

180 artistë kosovarë në Festivalin e Gjirokastrës

180 artistë kosovarë në Festivalin e Gjirokastrës

Nga 24 shtatori do të mbahet festivali tradicional folklorik gjithëkombëtar në Gjirokastër. Në mesin e shumë grupeve nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora, sivjet Kosova do të prezantohet me një grup prej 180 artistësh.

180 artistët që do ta prezantojnë Kosovën në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, janë përzgjedhur nga të gjithë zonat e Kosovës. Kosova në këtë festival do të prezantohet me këngë e vallet tradicionale si dhe rite, lojëra dhe zakone të zonave të ndryshme të Kosovës.

Sivjet në festivalin e Gjirokastrës, do të prezantohen rreth 900 artistë nga 12 rajone të Shqipërisë, nga Kosova si dhe nga diaspora. Qëllimi i festivali të Gjirokastrës, ku çdo vit prezantohet nga një ansambël nga Kosova, është ruajtja e traditës shqiptare.

Sipas organizatorëve, festivali i Gjirokastrës, ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit është shtuar koha e konkurrimit në skenë, nga 20 minuta në 30 minuta.


Të gjithë artistët pjesëmarrës të festivalit janë të detyruar të ngjiten në skenë vetëm me kostumet e krahinës, që përfaqësojnë. Skena e festivalit si çdoherë do të jetë kalaja shekullore e Gjirokastrës, që shtrihet në këmbët e Malit të Gjerë.

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës është mbajtur fillimisht në Tiranë në vitin 1957 dhe ai ka ruajtur traditën. Ky festival sivjet do të mbahet për shtatë ditë me radhë. /rtv21/telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUJDES ME FJALËN

KUJDES ME FJALËN

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori