Marko Gjuriq, Petar Petkoviq e Misha Vaciq 15 vjet më parë ishin organizatorët që dogjën Ambasadën e SHBA-së në Beograd pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shkruan The Geopost.
Katër ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë, përkatësisht me 21 shkurt 2008, në Serbi ishte organizuar një protestë masive, e cila pastaj eskaloi në djegien e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.
Marko Gjuriq, Petar Petkoviq dhe Misha Vaciq – tre personat më lojalë që ka presidenti serb Aleksadar Vuçiq – ishin ndër organizatorët kryesorë të kësaj zjarrvënie të qëllimshme.
Ndërtesa e Ambasadës ishte e mbyllur para protestës, ndërsa dyert dhe dritaret ishin të mbuluara. SHBA-ja e kishte dënuar ashpër djegien e godinës duke i bërë notë të ashpër proteste autoriteteve në Serbi.
Gjuriq që aktualisht është ambasador në Uashington, në këtë periudhë ishte njëri nga organizatorët kryesorë të protestës. Si ish-drejtues i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, ai vazhdimisht ka qenë lojal ndaj Vuçiqit, gjë që është shpërblyer me disa poste paraprake.
Petar Petkoviq, që aktualisht drejton këtë zyrë, po ashtu ishte njëri nga organizatorët e kësaj proteste. Ai në këtë periudhë ka qenë këshilltar në kabinetin e ish-kryeministrit serb Vojislav Koshtunica, për t’u zgjedhur deputet në vitin 2012.
Misha Vaciq, i cili më parë ka qenë udhëheqës i lëvizjes së krahut të djathtë “Nashi 1389”, ndërkaq që në vitin 2018 ai e themeloi lëvizjen “E Djathta Serbe”.
Vaciq para se të kaloj në aktivitet politikë, kishte ushtruar detyrën e këshilltarit të Gjuriqit, për t’u shkarkuar më 2017 pas skandalit të “trenit rus” që kishte qenë një provokim nga Serbia dhe Rusia për Kosovën.
Ky politikan ekstrem serb në një dokumentar të përgatitur nga media që drejtohet nga Kremlini, Russia Today (RT) pati thënë se “Serbia duhet të filloj një luftë për ta kthyer Kosovën ashtu sikurse Rusia pati bërë me Krimenë”. /kp/
Aleksandar #Vucic partners. pic.twitter.com/XIUxjIfRic
— The Geopost (@theGeopost) November 9, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës