Nga: Sotiraq Gusho
Qyteti i Pogradecit shtrihet buzë liqenit të Ohrit, në juglindje të Shqipërisë. Historia e këtij qyteti është e mbushur me shembuj të shumtë të kulturës e traditës dhe ka nxjerrë mjaft emra të njohur të kulturës shqiptare.
Në kohën e sundimit osman, në këtë qytet u hap shkolla shqipe një javë pas mësonjëtores së parë shqipe të Korçës, më 14 mars 1887. Edhe pasi e mbyllën shkollën me detyrim qeveritarët e administratës turke, kudo në shtëpitë dhe familjet qytetare, përhapej dhe mësohej shkrim e këndim shqip, pavarësisht privimeve të kohës. Shumë patriotë pogradecarë vinin në dispozicion shtëpitë e tyre dhe i mbulonin vetë shpenzimet për çështje të arsimit, kulturës e traditës.
Edhe pas krijimit të shtetit shqiptar u shtuan përpjekjet për arsim e kulturë. Në disa shtëpi organizohej nga vetë familjarët një lloj teatri me “karagjoza” dhe lojëra të ndryshme argëtuese, për të rritur dhe fëmijë, si dhe një “sinema”, ku varej një çarçaf dhe improvizohej “teatër hijesh” për të kënaqur fëmijët. Si pjesë spektakli kanë qenë edhe karnavalet apo dita e “llazoreve” dhe rituale të ndryshme pagane apo fetare.
Nga shqyrtimi i dokumenteve të kohës, mbështetur në librin e Kristaq Nanushit, “Pogradeci në shtypin e viteve”, si dhe duke ju referuar revistave “Kalendari Pogradeci” botuar në vitet 1919 e 1920, që kanë secila nga 40 faqe, si dhe gazeta “Liqeni” më 1923, ka fakte historike të pakontestueshme se me iniciativen dhe mbështetjen e z. Xhevat Starova, si dhe parisë së vendit, më 14 mars 1916, zanatçinjtë dhe djalëria e qytetit formojnë një shoqëri kulturore e sportive me emrin “Trupi gjimnastik”. Kjo shoqëri si dhe shoqëri të tjera të krijuara më vonë nga grupime të ndryshme, mbështesnin dhe inkurajonin aktivitetet e rinisë pogradecare. Kështu, në vitin 1919 vihet në skenë drama “Besa” e Sami Frashërit. Ky informacion është mbështetur në librin e mësipërm, faqe 111 me numër dokumenti 424, që flet për punën e lavdërueshme të “Trupit gjimnastik” që vuri në skenë dramën “BESA”
“B E S A” Dramë me 6 pamje prej SAMI BEJ FRASHËRI, shfaqur më 15 shkurt 1919 (Kjo duhet të hyjë dhe kremtohet si një datë e shënuar në historinë e teatrit të Pogradecit)
Lista pasonjëse është me aktorët e parë amatorë që luajtën në këtë dramë:
Zyberi – Nikolla Babu
Vahide – Thanas Kërxhalli
Merushe – Kleanthi Pasko
Rexhep – Koli Kyçyku
Sehide – Simon Angjeli
Fetah – Zia Korça
Duri – Lambi Kërxhalli
Demir Beu – Risto Ndini
Telha – Fuat Muharem
Selfo – Ferit Jashar
Xhako – Risto Koci Tushi (Shkurti)
Sulçe – Ferit Jashar
Asllan – Miti Kërthi
Rrapo – Gjorgji Th. Prifti
Evrenos – Dhimitri Çomo
Selim – Naum Çomo
Kalorës – Ikbal Maliq.
Kjo dramë si dhe shumë drama të tjera u dhanë në të quajturin, për një kohë, hotel i rëmënjakëve (nga Rëmënji). Më 1925 hoteli u rikonstruktua dhe mori emrin “Tirana”, ashtu si na del në shumë dokumente të kohës. Shfaqjet jepeshin në katin e dytë në një sallë me rreth 200 vende ose në kopshtin e hotelit. Sot kjo ndërtesë është shtëpi e vëllazërisë Krëste në rrugën e Korçës ose “Kajo Karafili” diku afër lumit të qytetit dhe e meriton ta ketë një pllakë përkujtimore për të kujtuar ketë ngjarje të rëndësishme në jetën kulturore të qytetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mogadishu01-780x439.jpg)
E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë
![Historianët polakë rrëfejnë Ndre Mjedën në Krakov](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/02/Ndre-Mjeda-e1519125626968-780x439.jpg)
Historianët polakë rrëfejnë Ndre Mjedën në Krakov
![Karnavalet, origjina dhe domethënia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/03/Karnavalet2-e1551778629448-780x439.jpg)
Karnavalet, origjina dhe domethënia
![Shoqëria e konsumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/09/Pier-Paolo-Pasolini-780x439.jpeg)
Shoqëria e konsumit
![Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/America00-780x439.jpg)
Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës
![DITËT](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/03/Philip-Larkin-780x439.jpg)
DITËT
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim