LAJMI I FUNDIT:

14-vjeçari nga Kosova nënshkruan për Sionin

14-vjeçari nga Kosova nënshkruan për Sionin

Një tjetër talent shqiptar në Zvicër. Është ky 14 vjeçar Dilan Demolli i cili të shtunën ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin e zviceran, FC Sion.

Super talenti kosovar me pasaportë zvicerane, është përzgjedhur në mesin e 70 konkurrentëve për të luajtur në sezonin 2016-2017, për 14 vjeçarët e ekipit të njohur nga elita e futbollit zviceran, FC Sion.

“Drejtuesit e FC Sionit janë ndarë të kënaqur me atë që kanë parë tek Dilani dhe besojnë se ai do të zhvillohet në një lojtar të kalibrit botëror. Mes cilësive të Dilanit vlerësohet loja e tij me dy këmbët, shpejtësia, që e bënë atë pothuajse të pakapshëm për rivalët, sulmues në dy krahët dhe një mesfushorë avansues, aftësi këto për të sulmuar hapësirat dhe për të shërbyer shokët në zonën kundërshtare”, tha për OI, Hajdin Demolli, babai i talentit të ri, me prejardhje nga Kamenica.


Deri sa Dilan Demolli të bëhet 16 vjeçar, ai e ka të pamundur të nënshkruajë një kontratë permanente, pasi rregullat e FIFA-s në blerjen e lojtarëve të rinj janë shumë strikte dhe derminante. “Dilani tani ka kontratë të luaj në sezonin 2016-2017 për FC Sionin. Nëse vazhdon të punoj siç ka punuar deri më tani ai nuk do të ketë probleme me vazhdimin e kontratave profesionale. Problem për të mund të jetë vetëm përzgjedhja e ekipit”, thotë babai i Dilan Demollit.

Gjatë sezonit të kaluar, Demolli ishte aktiv në skuadrën Team AVF të Regjioni të Sierrës ku mesatarisht shënoi dy gola për ndeshje në ekipin U13. Nga trajnerët e deritashëm, Dilani është vlerësuar si një Gonzalo Higuaín i ri.

Skuadra e tij e re, FC Sion, në kampionatin e elitës zvicerane, radhitet në vendin e katërt.

sioni 1

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Kalo në kategori