Shtatë projekte të cilat u implementuan me sukses nga të rinjët dhe të rejat e komunave të ndryshme të Kosovës, me mbështëtje nga UNICEF Innovations Lab Kosovo si pjesëmarrëse në UPSHIFT Social Impact Workshop, u çertifikuan për suksesin e tyre.
Megjithatë, fundi i tyre nuk është këtu, këta të rinj planifikojnë të vazhdojnë më tutje me projektet e tyre, ku disa kanë marrë mbështetje nga komunat dhe institucionet tjera, e disa të tjerë planifikojnë të vazhdojnë si biznese të pavarura nga akterët tjerë. Këto projekte dhe ndërmarrësi vijnë nga komuna e Prishtinës, Lipjanit, Suharekës, Graçanices, Gjakovës, dhe Shtimes.
Për pjesëmarrësit e moshës 15-24 vjeç, kjo ishte mundësia e parë për ngritjen e kapaciteteve të tyre profesionale, dhe shfaqjen e aftësive të tyre për udhëheqjen dhe implementimin e projekteve nga vet ata. Për këtë, ekipet kishin mbështetje financiare, qasje në pajisje teknologjike, hapësirë pune falas dhe mentorim për implementim nga ekipi i UNICEF Innovations Lab Kosovo, duke përfshirë këtu menaxherë profesional të projekteve, inxhinierë softuerik, specialistë të komunikimit dhe marketingut, dhe dizajnues grafik dhe të ueb faqes.
Përveç se këta të rinj janë tashmë pjesë e rrjetit të agjentëve për ndryshime në shoqëri, ata shpalosën arritjet dhe sukseset e tyre të punës së tyre tre-mujore, përfshirë këtu edhe shërbimet dhe produktet që i krijuan dhe ofruan gjatë kësaj periudhe.
Në ceremoni, tanimë shokë e shoqe me njëri-tjetrin, ata folën për aktivitetet që kanë realizuar, të gjitha pjesë e projektit që e zhvilluan në UPSHIFT ku janë takuar pesë muaj më herët, në tetor 2015. Laboratori organizon punëtorinë e UPSHIFT-it e cila tashmë ka pasur edicionin e katërt në Kosovë ku sjellë bashkë për tri ditë të rinjtë të cilët kanë identifikuar sfidat në komunitetet ku ata jetojnë dhe si një inkubator biznesi duke përdorur metoda inovative me qasje praktike për zhvillimin e ideve të tyre.
Projekti “Open for All” arriti që për herë të parë në Lipjan të mbledhë të rinjtë dhe të rejat e komuniteteve të ndryshme, të cilët në mënyrë të suksesshme organizuan tri kampe rinore përmes të cilave forcuan bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ndërmjet të rinjëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Lipjan.
Në anën tjetër, mungesa e zhvillimit dhe përgatitjes profesionale tek të rinjët e Shtimes u adresua përmes projektit “Professional Development”. Ekipi i përbërë nga katër të rinj të këtij qyteti, për tre muaj me radhë organizuan sesione dhe trajnime që kishin për qëllim ngritjen e kapaciteteve tek ta. Njëra nga temat e shumta që ata shtjelluan ishte: “Zhvillimi i mendimit kritik dhe kreativ”.
Petar bashkë me katër shokët dhe shoqet e tij, përmes projektit “Live Puppets” dëshironin ta reduktonin kohën që fëmijët kalojnë në internet dhe pajisje teknologjike, gjë e cila është shumë e dëmshme për ta. Prandaj, këta të rinj dhe të reja nga Graçanica, organizuan punëtori arti duke krijuar kukulla nga mjete ekologjike me më shumë se 100 fëmijë. Ndaras nga ekspozita e kukullave të punuara nga fëmijët, ekipi do të realizojë shfaqjen teatrale të kukullave, që do të mbahet në Shtëpinë e Kultures në Graçanicë.
Ekipi i “E di” në Gjakovë kërkonte llogaridhënie dhe transparencë në punësimin e mësimdhënësve në shkollë. Kështu që ata krijuan një platformë digjitale, gjetën bashkëpunim me dy shkolla në komunitetin e tyre ku u publikuan CV-të e mësimdhënësve dhe së bashku me vullnetarë ata shkuan nëpër shkolla duke biseduar me bashkëmoshatarë për cilësinë e shkollimit, nevojat dhe sfidat e tyre. Për më shumë, shihni platformën!
Projekt tjetër siç është “Creative House” – krijoi Kutinë e Kuqe, një bllog ku të gjithë mund të postojnë porosi dhe t’iu dëgjohet zëri i tyre lidhur me sfidat që ata i preokopojnë. Lë porosinë tënde këtu! Projekti “Science for Youth” – mundësoi punë laboratorike shkencore për të rinjtë dhe të rejat e komunës së Suharekës. E gjithë kjo që të ju ndihmojë atyre në pasurimin e punës në mënyrë praktike të njohurive laboratorike, si dhe në fuqizimin e punëve shkencore për ta.
“IT has no Gender” – adresoi problemin e diskriminimit gjinor në fushën e teknologjisë informative. Si të tillë, ekipi zhvilluan një platformë përmes së cilës problemet e tilla mund të raportohen dhe të adresohen tek organet kompetente.
Kjo rini kosovare është tashmë një komunitet i inovatorëve socialë që kërkojnë përfshirjen e të gjithëve në komunitetet e tyre dhe tregojnë guximin dhe pasionin për të bërë ndryshime pozitive.
“Rrugëtimi ynë ka nisur në UPSHIFT dhe nuk dimë ku do të na shpie. Ajo çfarë është e qartë është që kurrë nuk do të kishim mundësi të bëjmë këtë po të mos kishim nisur aty dhe pa mbështetjen e ofruar”, thotë Arbenita, një nga udhëheqëset e reja të projektit “Professional Development”.
I organizuar si pjesë e programit BYFY, UPSHIFT synon të rrisë punësimin dhe përgatitjen profesionale të rinisë kosovare duke i zhvilluar aftësitë e tyre në fushën e ndërmarrësisë. Si i tillë, UPSHIFT është një model dinamik që ngërthen idetë dhe problemet e rinisë, dhe përdor metoda innovative-edukative për të zgjidhur këto probleme në komunitetet e tyre.
Innovations Lab Kosovo, programi i UNICEF-it i implementuar në bashkëpunim me OJQ-PEN, që njofton të rinjtë me teknologjinë e fundit dhe mjetet më inovative për ndikim shoqëror së fundi ka festuar përvjetorin e 5-të në Kosovë dhe është duke u marrë si model në vende të ndryshme anembanë botës. Laboratori mbetet i përkushtuar për mbështetjen e rinisë kosovare për gjetjen e zgjidhjeve për sfidat me të cilat ata ballafaqohen. Në vitin 2016 Laboratori planifikon të zgjerojë UPSHIFT-in, të ndihmojë rininë të gjejë mundësi për punë vullnetare përmes platformës Vullnetarët e Kosovës dhe t’iu ndihmojë atyre të mësojnë kodimin nga profesionistët dhe bashkëmoshatarët për të krijuar mjete dhe platforma për zbutjen e problemeve shoqërore dhe lehtësimin e punës së institucioneve publike, në mesin e iniciativave tjera.
Dëshironi të dini më shumë për UNICEF Innovations Lab në Kosovë apo të shprehni mendimin tuaj?
Bashkohuni me ne në Facebook: www.facebook.com/kosovoinnovations/
Na ndiqni në Twittter: www.twitter.com/kosovoinnovations/
Na ndiqni në Instagram: www.instagram.com/kosovoinnovations/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!