LAJMI I FUNDIT:

12 orë në pemë nga frika prej krokodilëve

12 orë në pemë nga frika prej krokodilëve

Australiani Sten Martel i ka kaluar 12 orë në një pemë, derisa rreth trupit të pemës silleshin krokodilët e uritur.

Martelin e kishte zënë gjumi në barkën e tij, derisa lundronte në lumin Lin, në veri të Australisë, vendin ku krokodilët gjenden me shumicë.

Kur është zgjuar nga gjumi, ai kishte kuptuar se barka e tij ishte ngujuar në trupin e një peme, dhe se kishte filluar të depërtonte uji brenda saj.

Martel ka deklaruar për televizionin australian ABC, se tërë natën e kishte kaluar në atë pemë, i frikësuar se dega mund të këputej, për shkak të peshës së tij.


“Isha pak i shqetësuar për shkak të krokodilëve. I kam parë dy krokodilë, njëri prej tyre ishte shumë i madh – dhe i gjatë rreth 3 metra”, ka thënë ai.

Ekipi shpëtues e kishte gjetur atë në mëngjes, pasi kishte arritur të aktivizonte telefonin e tij satelitor.

Njëri nga policët ka deklaruar se aty ku Martel ka parë dy krokodilë, sigurisht se kanë qenë edhe shumë të tjerë nën ujë. /Telegrafi/