11.000 kamera vëzhgojnë stacionet e trenave të Gjermanisë
Infrastruktura hekurudhore në Gjermani ka shumë probleme. Udhëtarët e përjetojnë këtë çdo ditë me vonesat e trenave. Të paktën teknologjinë e sigurisë në stacionet e trenave tani është modernizuar.
Në Gjermani të gjitha stacionet kryesore të trenave janë pajisur tani me teknologji moderne të kamerave vëzhguese për të rritur sigurinë.
Hekurudha Gjermane, Deutsche Bahn (DB) dhe Ministria Federale e Brendshme në Berlin, bënë të ditur, se është jetësuar një program i zhvilluar teknologjik për vëzhgimin me video.
Në rreth 750 stacione treni në Gjermani janë në funksionim gjithsej 11.000 kamera.
Numri i tyre pothuajse është dyfishuar që nga viti 2012. Ky projekt u mbështet me 180 milionë euro nga federata.
Sipas Deutsche Bahn e Ministrisë Federale të Brendshme falë teknologjisë së re, policia federale tashmë ka trefishuar numrin e zbardhjes së krimeve në krahasim me vitin 2019.
“Në këtë mënyrë, ne rrisim sigurinë e udhëtarëve dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike hekurudhore”, ka thënë ministrja Federale e Brendshme, Nancy Faeser.
Drejtori i infrastrukturës hekurudhore gjermane, Berthold Huber shtoi se kamerat moderne mundësojnë një pamje të përgjithshme të stacioneve nga mbi 30,000 kënde të ndryshme.
Ata mbështesin policinë federale “në mënyrë efektive në luftimin e krimit”.
Kamerat me shumë sensorë në rezolucionin HD të plotë e mundësojnë këtë.
Policia Federale dhe DB po testojnë së bashku efektivitetin e prezencës personale të forcave të sigurisë dhe teknologjisë e koncepteve të reja.
Apel i ministrit të Transportit për qeverinë e ardhshme
Por problemi shumë më i madh për Hekurudhën Gjermane, Deutsche Bahn është infrastruktura e vjetëruar – shinat, teknologjia e sinjalizimit, urat dhe tunelet.
Si rezultat, shumë trena në distanca të gjata në Gjermani tani arrijnë me vonesë në destinacionin e tyre.
Ministri Federal i Transportit në detyrë, Volker Wissing i bëri thirrje qeverisë së ardhshme federale, pas zgjedhjeve federale në fund të shkurtit, që të sigurohet shpejt financimi i itinerareve të rëndësishme hekurudhore.
“Këto çështje duhet të sqarohen përfundimisht me buxhetin e parë pas zgjedhjeve federale”, u shpreh politikani jopartiak për agjencinë gjermane të shtypit, DPA.
“Ne kemi nevojë për këtë si një sinjal për industrinë e ndërtimit, e cila duhet të krijojë kapacitete të përshtatshme”.
Pa financim të mjaftueshëm nuk do të ketë infrastrukturë funksionale.
Kohët e fundit, më shumë se çdo i tret tren “Intercity Express” (ICE) ose “Intercity” në Gjermani nuk ishte i përpiktë.
Hekurudha Gjermane fajëson infrastrukturën e rrënuar për këtë.
Deri në vitin 2030, 41 itinerare veçanërisht të përdorshme do të rinovohen rrënjësisht. Në tre vjet, 75 deri në 80 për qind e trenave në distanca të gjata do duhet të funksionojnë përsëri në kohë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova