Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 100 përplasje luftarake midis Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës dhe trupave pushtuese ruse në pjesë të ndryshme të frontit.
Këto të dhëna vijnë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.
“Në 24 orët e fundit u zhvilluan 100 përplasje luftarake. Në total, armiku kreu katër sulme me raketa dhe 110 sulme ajrore,… në pozicionet tona dhe në zonat e populluara”, thuhet në raport, duke shtuar se sulmet vranë dhe plagosën civilë dhe shkaktuan dëme dhe shkatërrim në zonat e banuara.
Në të njëjtën kohë, thuhet se forcat ukrainase po u shkaktojnë humbje trupave pushtuese ruse për sa i përket fuqisë njerëzore dhe pajisjeve, duke “rraskapitur” armikun përgjatë gjithë vijës së frontit.
“Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan një raketë ajrore të drejtuar Kh-59. Forcat tona raketore goditën dy grupime armike, dy pika kontrolli, një sistem artilerie dhe dy depo municionesh”, përfundoi Shtabi i Përgjithshëm.
Këto të dhëna vijnë në kohën kur një propozim rreth luftës në Ukrainë ka ardhur nga kryeministri hungarez Viktor Orban.
Ai sugjeron që Ukraina të shërbejë si një zonë tampon midis NATO-s dhe Rusisë pasi, sipas tij, Moska nuk do ta pranonte kurrë që Ukraina të ishte anëtare e Aleancës.
Në të njëjtën kohë, kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas beson se lufta ruse në Ukrainë do të zgjasë derisa Moska të kuptojë se është e pamundur që ata të fitojnë, prandaj koalicioni i demokracive perëndimore duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, duke i ofruar gjithçka që i nevojitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

A mund të mbijetojë NATO pa SHBA-në?

"Nuk është fundi i botës nëse SHBA largohet nga NATO", deklaron ish-Sekretari britanik i Mbrojtjes

"Gaza nuk është në shitje", grupi pro-palestinez i lënë disa mesazhe Trumpit në resortin e tij të golfit

Trump konsideron tërheqjen e trupave nga Gjermania

"Me çfarëdo çmimi qoftë" - investime historike në Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja