LAJMI I FUNDIT:

10 premtimet e Presidentit Donald Trump

10 premtimet e Presidentit Donald Trump

Donald Trump është ulur në karrigen e presidentit të SHBA-së. Edhe pse përballja mes rivales demokrate Hilary Clinton ishte e ashpër, ajo që ra në sy gjatë fushatës ishin premtimet e tij.

Revista “Time” sjell 10 premtimet e Trumpit, që ai ka thënë se do t’i përmbushë ditën e parë që do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.

Në mesin e këtyre premtimeve është edhe ai për dëbimin e më shumë 2 milionë emigrantëve të paligjshëm.


Më poshtë 10 premtimet e Trump:

1-Caktimi i një amendamenti kushtetues mbi kufizimin e numrit të mandateve të kongresmenëve.

2– Ndalimi i punësimeve të reja në qeverinë federale për të reduktuar buxhetin. Ushtria, siguria publike dhe shëndeti publik janë të përjashtuara nga ky projekt.

3– Pamundësimi i kryerjes së aktiviteteve lobuese për zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit për pesë vite pasi lëne qeverinë.

4– Shpall planet për të rinegociuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut me Kanadanë dhe Meksikën ose tërheqje nga marrëveshja.

5– Tërheqja zyrtare e Amerikës nga Partneriteti TransPaqësor.

6– Heqja e kufizimeve për gërmimin e qymyrit në miniera dhe për shpimet për naftë dhe gaz natyral.

7– Heqja e barrikadave të epokës Obama ndaj projekteve energjetike, të tillë si naftësjellësi Keystone XL.

8– Anulimi i pagesave amerikane për programe mbi ndryshimet klimatike të Kombeve të Bashkuara. Përdorimi i këtyre fondeve për krijimin e infrastrukturës së ujit dhe asaj ambientaliste në SHBA.

9- Ndalimi i të gjithë financimeve federale për shtetet amerikane ku zyrtarët lokalë nuk arrestojnë apo shoqërojnë imigrantët që jetojnë ilegalisht në vend.

10– Ndalimi i emigracionit nga vendet që janë të lidhura me terrorizmin dhe ku verifikimi është i vështirë. 

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori