Të zgjedhësh këpucët më të mira për punë, ka të bëjë shumë me stilin personal – është një zgjedhje që përcjell gjithmonë një mesazh. Je profesioniste, e sigurt dhe e gatshme për të pushtuar botën…dhe këtë duhet ta tregojnë edhe këpucët që vesh.
Këto 10 lloje këpucësh janë shumë të domosdoshme për punën në zyrë, por edhe jashtë saj. Mendo gjithçka duke filluar që nga plastiket deri tek ato klasiket dhe elegantet. Çdo lloj këpuce duhet të ketë sukses në zyrë, megjithatë nëse je e re në botën e biznesit ose sapo ke filluar t’i ngjitësh shkallët, lexo cila është hapësira që duhet shtuar në dollap.
Çizmet e shkurtra
Janë një model këpuce që mund të vishen në çdo stinë. Ndonjëherë, grupi i punës mund të organizohet për të shkuar diku dhe një palë çizme të tilla janë zgjidhje e menjëhershme. Mund t’i veshësh me triko, pantallona apo edhe me fustan – dhe do ndihesh shumë rehat.
Takat nude
Nëse je duke krijuar koleksionin e ri të këpucëve, këpucët nude me takë duhet të jenë një domosdoshmëri. Ato kanë aftësi t’i zgjasin këmbët dhe shkojnë me çdo lloj ngjyre apo modeli veshjeje që zgjedh.
Sandalet
Ndërsa në disa zyra mund të lejohen sandalet e hapura, ky lloj modeli sandalesh janë shumë praktike edhe për një kohë, derisa të ftohet mirë moti ose edhe kur sapo ka filluar të ngrohet.
Këpucët me takë të ulët
Nëse shpenzon shumë kohë në lëvizje, takat e larta mund të mos jenë opsioni më i mirë, kështu që një palë këpucë Kitten të bëjnë shumë punë në raste të tilla, edhe sepse nuk do t’i kesh këmbët e lodhura në fund të ditës.
Këpucët e lëkurës
Kush tha që këto lloj janë vetëm për meshkujt? Me një palë të tilla, me lëkurë të lëmuar, një femër ndihet më profesionale dhe më e sigurt në botën e biznesit.
Çizmet e gjata
Vjeshta është shumë afër dhe dimri pas saj, ndaj të kesh çizmet e gjata për këto sezone, është MUST. Në çdo lloj take të mundshme që mund t’i preferosh, ato gjithmonë t’i mbajnë këmbët e mbrojtura nga koha e ftohtë, por edhe të japin stil. Ariana Grande i mban edhe në verë.
Këpucët me printe
Edhe këto kanë rëndësi. Këpucë leopardi. Është një lloj modeli që nuk duhet anashkaluar, sepse mund të kombinohet me çdo veshje, por duke i veshur me një fustan njëngjyrësh, duke shtuar edhe ndonjë aksesor të ngjashëm, pamja do të duket perfekte.
Atletet
Vrapi i mëngjesit për në zyrë, me asgjë tjetër nuk mund të përballohet më shumë se me këto lloj këpucësh, shkruan revista class. Nëse je vërtet e lodhur më këpucët e tjera që të duhet të mbash në zyrë, jashtë saj, këmbët do të të falënderojnë.
Balerinat
Asnjëherë nuk e di se kur mund të dalësh nga zyra në raste urgjente, prandaj sigurohu që në këmbë të mos kesh veshur diçka të papërshtatshme. Duke i pasur një palë balerina të bukura, sa herë të duhet të zbresësh nga takat apo t’ia nisësh vrapit, këto janë zgjidhja e duhur.
Këpucët e zeza klasike
Askujt nuk duhet t’i mungojnë. Asnjëherë nuk dukesh keq mbi këto taka. Ato i japin sharmë dhe klas çdo lloj veshjeje. Ndihesh e veshur mirë apo e veshur jo mirë, me këto këpucë do të fitosh sigurinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë janë "puçrrat e seksit" në fytyrë? Pse ndodhin shpërthimet e akneve?
Katër mënyra kryesore: Ja si ta mbani të ngushtë vagjinën
Si të zgjidhni pallton dhe xhaketën perfekte për këtë sezon?
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Një ushtrim për formë të përsosur për të cilin betohet Melania Trump
Gjakrrjedhja nga hunda gjatë shtatzënisë – çfarë duhet të bëni për ta shmangur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët