LAJMI I FUNDIT:

​Veseli apel partive politike: Mos bëni akuza, ofroni programe konkrete

​Veseli apel partive politike: Mos bëni akuza, ofroni programe konkrete

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli i ka bërë thirrje kundërshtarëve politik që mos të adresojnë akuza të ndërsjella mes veti, por të ofrojmë programe konkrete të cilët do t’i shërbejnë qytetarëve të të gjithë Kosovës.

Veseli gjatë tubimit zgjedhor në Rahovec, para anëtarëve të PDK-së dhe simpatizantëve, tha se tha se pas zgjedhjeve të 6 tetorit më së shumti ka me fituar Kosova, e sipas tij Kosova fiton në adresën e PDK-së.

“Të jenë më të qetë mos të marrin me shumë dëshpërim dhe nervozizëm, sepse shumë po hedhin akuza dhe fyerje mes nesh. Ne nuk do të ndajmë më shumë popullin tonë. Ata duhet të orientohen më shumë në projekte, çka do të bëjnë për Rahovecin, për të rinjtë, për luftën kundër korrupsionit, për fermerët”, tha Veseli.


Veseli po ashtu shpalosi edhe para rahovecianëve disa nga pikat e programit të tij qeverisës, ku farmerëve u premtoi subvencione dhe projekte në ujitjen e tokave.

“Mas 6 tetorit ka me fituar më së shumti Kosova, e Kosova fiton më shumë në adresën e Ushtrisë e Çlirimtare të Kosovës, Partinë Demokratike të Kosovës”, tha Veseli.

Kryetari i degës së PDK-së në Rahovec, njëherësh kandidat për deputet, Idriz Vehapi duke kërkuar votën për zgjedhjet e 6 tetorit u shpreh se për t’u dëgjuar zëri i rahovecianëve, ata duhet të mbështesin fuqishëm programin e PDK-së.
“Me praninë tuaj me vullnetin e jashtëzakonshëm për të zgjedhur më te mirët. Rahoveci i intelektualve, i punëtorëve i rrushit, i venës, gjithmonë ka ditur të bëjë dallimin. Prandaj besoj fuqishëm se zëri juaj do të dëgjohet për t’i dhënë mbështetje programit të PDK-së”, tha Vehapi.

Në këtë tubim, po ashtu u prezantuan kandidatët për deputetë të kësaj ane, në mesin e të cilëve është edhe Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti./kp/

Në trend

Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Magazina
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Kalo në kategori