LAJMI I FUNDIT:

​Uashingtoni përgatitet për samitin Trump-Kim, Pheniani hesht

​Uashingtoni përgatitet për samitin Trump-Kim, Pheniani hesht

Administrata amerikane duket se nuk është aspak e shqetësuar dhe po nis përgatitjet përpara takimit historik midis Presidentit Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong Un.

Por në Uashington, pikëpyetjet sa vijnë e shtohen në lidhje me “heshtjen” e Phenianit.

Kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë që kur ngjarjet kanë marrë një drejtim të ri prej krizës që lidhet me ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut. Pas muajsh përshkallëzimi me SHBA-në, lideri i regjimit të izoluar, Kim Jong Un është shprehur i gatshëm, sipas të dërguarve koreano-jugorë të cilët e kishin takuar, për një takim të paprecedentë kokë më kokë me presidentin amerikan për të diskutuar lidhur me çarmatimin bërthamor.


Donald Trump, gjithashtu i informuar nga ana e Seulit më 8 mars, pranoi si për çudi të të gjithëve për ta takuar.

”Presidenti i SHBA-së i ritheksoi ditën e premte homologut të tij koreano-jugor, Moon Jae-in qëllimin për të takuar ‘kundërshtarin e tij’ deri në fund të muajit maj”, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

I vetmi problem është se koreano-veriorët po tregohen të heshtur për momentin, pasi nuk ka asnjë prononcim në mediat zyrtare për të konfirmuar qëllimet e tyre. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori