LAJMI I FUNDIT:

​Telegrame ngushëlluese për vdekjen e profesor Bajçincës

​Telegrame ngushëlluese për vdekjen e profesor Bajçincës

Me rastin e vdekjes së profesorit Isa Bajçinca telegram ngushëllimi kanë dërguar ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe ai i Kulturës Kujtim Shala.

“Arsimi ynë humbi një nga kontribuuesit më të mëdhenj të edukimit të brezave të rinj, duke qenë se një pjesë të madhe të jetës dhe punës së tij ua kushtoi studentëve. Profesor Bajçinca, po ashtu dha një kontribut të jashtëzakonshëm në kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, duke u bërë një nga emrat më të rëndësishëm në fushën e albanologjisë”, thuhet në telegramin e ministrit të Arsimit.

Ndërsa në telegramin e ngushëllimit të ministrit Shala thuhet se “ vdekja e profesorit Isa,na ka prekur e pikëlluar të gjithëve që e kemi njohur dhe kemi punuar me të. Kultura shqiptare, e në veçanti,ata që janë marrë me studimin e normave të gjuhës, ka humbur njërin prej shtyllave të rëndësishme, ka humbur një simbol, një njeri të sinqertë, punëtor, të urtë dhe të zellshëm”.

“Profesor Isa Bajçinca, me kontributin e tij dhe me njohjen e thellë të shqipes, gjith monë është munduar ta ruaj pastërtinë e gjuhës tonë. Me angazhimin e tij në këtë fushë, profesori është shndërruar në një figurë emblematike dhe burim frymëzimi për gjenerata me radhë të cilët ai i mësoi dhe u qëndroi pranë si një mësues i pazëvendësueshëm”, thuhet në telegramin e ministrit të Kulturës. /Telegrafi/