LAJMI I FUNDIT:

​Politika e Trumpit për imigracionin, mund ta dobësojë ekonominë amerikane

​Politika e Trumpit për imigracionin, mund ta dobësojë ekonominë amerikane

Politika e Donald Trump për imigracioni, duke vijuar me dhënien fund të statusit që imunizonte rreth 200000 salvadorianë kundër dëbimit nga SHBA, mund t’i kushtojë shtrenjtë ekonomisë amerikane duke përshkallëzuar në një “krizë të krahut të punës”.

Administrata Trump njoftoi javën e kaluar dhënien fund në 2019 të statusit të mbrojtjes së përkohshme (TPS) që i mundëson këtij komuniteti për të punuar ligjërisht pa leje qëndrimi. Ky status u vendos në marsin e 2001 për Salvadorin pas fluksit masiv të refugjatëve pas dy tërmeteve shkatërruese.

“Ne kemi paguar taksa për 16 vite. Asnjëherë nuk do ta kishin imagjinuar se do të përfundonte kështu”, u shpreh Fatima Nolasco rreth moshës dyzet vjeçare.


Në krye të një kompanie ndërtimi me bashkëshortin e saj, ajo sqaron se ka paguar 30000 dollarë taksa në vit për biznesin, përveç taksave që i janë mbajtur nga paga.

“Ne kemi ndërtuar një jetë dinjitoze të ngritur me mund e djersë. Shpresoj që ata të ndërgjegjësohen që nuk jemi një barrë për vendin”, u shpreh ajo.

Në kohën kur Donald Trump mburrej se kishte dhënë kontribut në një rritje të qëndrueshme ekonomike që prej ardhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë duke mbajtur qëndrime armiqësore ndaj imigrantëve, ekonomistët dhe drejtuesit e biznesit paralajmëruan kundër kësaj politike që mund të ketë ndikim mjaft negativ në ekonomi. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Amerika
Kalo në kategori