LAJMI I FUNDIT:

​Pentagoni: Kina po përgatitet për sulme ndaj objektivave amerikane

​Pentagoni: Kina po përgatitet për sulme ndaj objektivave amerikane

Tensionet e Amerikës me Kinën duket se nuk kufizohen te përballja tregtare.

Raporti i përvitshëm i Pentagonit në Kongres përbën praktikisht një spostim të rëndësishëm të fokusit, edhe në aspektin ushtarak, me pretendimet se ushtria e vendit komunist, me shumë gjasë po stërvitet për sulme kundër shënjestrave amerikane dhe aleate në rajonin e Paqësorit.

“Kina, – theksohet në dokument, – është duke e rritur aftësinë e saj për t’i dërguar edhe më larg avionët e saj bombardues”.


Vëmendja tërhiqet në mënyrë të veçantë te rritja e ndjeshme e kapaciteteve ushtarake të vendit, përfshirë këtu shtimin e shpenzimeve të mbrojtjes, të parashikuara në 190 miliardë dollarë, apo sa një e treta e atyre të SHBA-ve.

Pekini vet, ende nuk ka bërë asnjë koment mbi raportin, që vëren sesi përgjatë 3 viteve të fundit, Ushtria Çlirimtare e Popullit i ka zgjeruar me një ritëm të shpejtë zonat operative të bombarduesve mbi ujë, duke fituar eksperiencë në rajone detare kyçe, e me shumë mundësi duke u stërvitur për të shënjestruar objektiva amerikane dhe aleate në Perëndim të Paqësorit, përfshirë ishullin e Guamit.

Pentagoni nënvizon se nuk është fare e qartë çfarë po kërkon Kina të demonstrojë përmes fluturimeve të tilla, e kjo u lë shteg hamendësimeve.

Lidershipi kinez ka folur deri më tani për transformimin e forcave të veta tokësore, me qëllimin të luftojnë e të fitojnë. Raporti lëshon nga ana tjetër edhe një paralajmërim, që duhet të ngjallë shqetësim në Tajvan.

Kina – sipas tij, – mund të jetë duke përgatitur terrenin për bashkimin e saj me ishullin nëpërmjet forcës, e nëse Amerika ndërhyn, ajo – sipas Pentagonit, – do të tentojë të vonojë në mënyrë të efektshme këtë ndërhyrje e të kërkojë fitoren në një luftë të kufizuar e të shkurtër, por me intensitet të lartë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori