Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe ekipet e shteteve të tjera, në kërkim të personave të mbetur nën rrënoja nga tërmetet e fuqishme që e goditën vendin mëngjesin e së martës.
Në Lagjen 18, pranë stadiumit në Durrës, në një ndërtesë prej së cilës deri tani janë nxjerrë rreth gjashtë viktima, supozohet se edhe një është brenda. Aty po punojnë edhe njësitet e kërkim shpëtimit dhe njësiti K-9 të FSK-së.
Kapiten Nysret Buzhala në një intervistë për KosovaPress thotë se FSK bashkë me institucionet përgjegjëse të Shqipërisë dhe aleatët tjerë, ka arritur të nxjerrë shumë viktima, por edhe persona të gjallë.
“Ajo çka ka arritur Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me institucionet përgjegjëse të sigurisë dhe intervenimit në Republikën e Shqipërisë, por edhe aleatët e tjerë, është nxjerrja e shumë viktimave nga gërmadhat, por gjithashtu fatmirësisht disa personave që janë ende gjallë. Mbi të gjitha, FSK ka arritur nivel të bashkëpunimit në raste emergjente të tilla me shumë aleatë ndërkombëtarë, ose ushtri të ndryshme”, tha ai.
Ai tregoi për kapacitet që ka FSK aktualisht më Shqipëri, ndërkohë theksoi se FSK është e gatshme për ndihmë shtesë.
“Kapaciteti momental i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Shqipëri është i ndarë në dy grupe. Do të thotë kemi kapacitete kryesisht të kërkim shpëtimit, që janë ndarë në kërkim shpëtim në njeri, kërkim shpëtim K-9 që e quajmë – është qen nuhatës për lokalizim të viktimave, dhe kemi vëzhgues me kamera në vrima të ndryshme brenda gërmadhave, për të identifikuar ose parë nëse ka ndonjë viktimë, ose njëri të gjallë brenda gërmadhave. Mirëpo, siç shihet nga mbrapa për të filluar me rrënua ose tërheq është rrezik i shtuar, kështu që duhet filluar fillimisht ose të bëjmë vlerësimin e situatës, të bëhen vlerësimet paraprake para se të fillojë intervenimi prej gurit, apo shkëmbinjve të mëdhenj që pengojnë për të nxjerrë viktimat”, shtoi ai./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker