LAJMI I FUNDIT:

​Muhamet Mustafa largohet nga politika

​Muhamet Mustafa largohet nga politika

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa ka bërë të ditur se do të largohet nga jeta politike dhe aktiviteti në institucione.

Mustafa përmes postimin në rrjetin social Facebook shkruan se i ka 3 projekte që do të merret në të ardhmen, duke shtuar se edhe nëse fiton mandatin e deputetit, nuk do t’i kthehet punës në Kuvend.


Ai ka shtuar se nuk do t’i kursejë këshillat dhe mendimet e tij për vendin, nëse një gjë e tillë i kërkohet.