LAJMI I FUNDIT:

​Limaj e Ahmeti biseduan për përmbylljen e kontestit midis Kosovës dhe Serbisë

​Limaj e Ahmeti biseduan për përmbylljen e kontestit midis Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka takuar sot në Prishtinë zëvendëskryeministrin e Kosovës, njëherësh bashkudhëheqës i ekipit shtetëror të Kosovës për dialogun, Fatmir Limaj.

Siç njofton BDI, Ahmeti dhe Limaj diskutuan për situatën në Maqedoni dhe Kosovë, zhvillimet në rajon, marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Kryetari Ahmeti shprehu përkrahje ndaj institucioneve të Kosovës për përmbylljen e kontestit midis Prishtinës dhe Beogradit me njohje të ndërsjellë të të dy vendeve.


Institucionet e Kosovës e kanë legjitimitetin e plotë për ta vendosur të ardhmen e vet në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ahmeti dhe Limaj gjithashtu shqyrtuan modelin e marrëveshjes sē Prespës si shembull për tejkalim të kontesteve midis fqinjëve.

Bashkëbiseduesit gjithashtu këmbyen mendime për zhvillimet në Maqedoni dhe rajon duke shprehur bindjen e plotë që e ardhmja e vetme e Evropës juglindore është në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori