Ish-ministrja e Mbrojtjes, deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli gjatë një interviste televizive tha se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat dhe meriton çeljen e negociatave.
Kodheli u shpreh se duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë, pasi shkojmë në Evropë me vlerën dhe traditën tonë dhe jo si qytetarë të dorës së dytë.
“Është një moment i vështirë për shumëkënd. BREX-it, rikonceptimi i Macron për një Evropë tjetër, i komplikon gjërat. Duhet të jemi krenarë dhe për arritjet tona. Ne nuk shkojmë në Evropë si lypsarë, apo qytetarë të dorës së dytë. Ne shkojmë me traditën tonë”, theksoi Kodheli.
“Evropa ka qenë e turbullt edhe në vendimmarrje të tjera të rëndësishme dhe nuk ka qenë domosdoshmërisht ajo që i ka prerë drutë shkurt. Ne do bëjmë përpjekjen tonë duke pasur miq të mirë që është Evropa dhe një Perëndim më i largët akoma”, shtoi Kodheli.
“Vlerat tona i shtohen atyre evropiane. Ne jemi në një pozicion fitues, se i kemi bërë gjërat mirë. Bundestagu ka qenë i qartë, ka pasur një ekspertizë të thellë për të na shtruar në tryezë dy gjëra për ta kapërcyer krizën. Këto kanë qenë Gjykata Kushtetuese dhe Kodi i ri Zgjedhor. Kriza kanë edhe vende të tjera, por mënyra se si e zgjidhin është e ndryshme. Ne si shqiptarë nuk duhet të jemi disfatistë”, tha më tej Kodheli.
“25 apo më shumë vende, besojnë fort se Shqipëria i ka bërë detyrat dhe duhet t’i çelen negociatat, ndërsa disa vende të tjera, për arsye të tyre të brendshme, mendojnë se nuk duhen hapur negociatat për arsye që jo domosdoshmërish lidhen me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por, ajo që ka rëndësi është që ne i kemi bërë detyrat që na u caktuan”, nënvizoi Kodheli.
“Patjetër që do punojmë për të realizuar kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman. Ne do duhet të punonim për realizimin e 9 kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman, edhe sikur negociatat të na ishin hapur pa kushtet e dhëna nga Bundestagu. Ne do të vazhdonim drejt reformës që kemi nisur me seriozitet dhe bindjen se jemi duke bërë gjënë e duhur për vendin dhe për shqiptarët. Sigurisht do kishim shpresuar të ishim një shembull dhe për shqiptarët kudo ku janë, pasi ka vend që shqiptarët mund dhe duhet të demonstrojnë që janë të mirë ndër të mirët”, theksoi Kodheli./ATSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës