LAJMI I FUNDIT:

​Hill: Shqipëria progres të jashtëzakonshëm, zhgënjyes vendimi i KE

​Hill: Shqipëria progres të jashtëzakonshëm, zhgënjyes vendimi i KE

Ish-ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Christopher Hill deklaroi sot gjatë samitit të Paqes për Evropën Juglindore që po mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë se nuk do të ketë vërtetë Evropë të lirë pa bashkimin e Ballkanit Perëndimor.

Diplomati amerikan, cili po qëndron në Tiranë për Samitin e paqes të Evropës Juglindore tha se mos hapja e negociatave është një zhgënjim, por që nuk duhet ndërprerë puna për realizimin e reformave.

“Ballkani po përpiqet të jetë pjesë e një diçkaje më të mirë që është Evropa e bashkuar, një Evropë që është e plotë, e lirë, e begatë, Unë e di që dhe të tërë këtu e dimë, zhgënjimin e kohëve të fundit që në një farë mënyrë do të kemi shtyrje të negociatave me BE-në. Unë personalisht, kam punuar në këtë rajon për shumë vite dhe e ndjej edhe vetë këtë zhgënjim dhe mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se rruga për të ecur përpara është e hapur dhe vazhdon të jetë e kalueshme. Por, gjithsesi, do të ketë probleme, do të ketë kthesa dhe vështirësi përpara. Çështja problematike nuk është kremtimi i sfidave por më tepër kuptimi i faktit që detyra jonë është që të tejkalojnë sfidat dhe të mos mbesim në vend e numëro. Jam shumë i bindur që ky udhëtim të cilët popujt e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nisur është një rrugëtim që i ka ndihmuar këto popuj në ko hë të vështira derisa objektivat e tyre të realizohen. Nuk kam farë dyshim që nuk do të ketë vërtetë Evropë të lirë pa bashkimin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai, njofton atsh.


Më tej, Hill shtoi se “mendoj se popujt e këtij rajoni duhet të sillen njësoj sikurse ky udhëtim i Bashkimit Evropian të ketë përfunduar. Mos filloni të zbatoni parimet e Bashkimit Evropian kur të anëtarësoheni. Filloni me këto standarde që tani, kjo është një mendësi që ka funksionuar edhe me NATO, në rastin e Shqipërisë që në vitin 1991, nëse do të kisha qëndruar para një audience do të thoja që është shumë shpejt të jeni anëtare të NATO-s, nuk besoj se do të më kishin besuar shumë prej pjesëtarëve të audiencës. Por, ja shikoni përparimin e jashtëzakonshëm sesi ia ka dalë Shqipëria dhe sesi ja ka dalë Maqedonia e Veriut dhe përgjigja është që kanë themeluar reforma qoftë në ushtri, qoftë në ndryshimin e mendësisë së ushtarakëve në mënyrë që të ketë bashkëpunim mes vendeve anëtarë të NATO-s, këto shtete anëtare të NATO që përpara se të ishin konfirmuar si shtete të NATO-s kanë nisur parimet. Mendoj se kjo është diçka shumë e qartë dhe kjo ecuri nuk duhet të ngadalësohet prej asnjë përtej sfidave që ndodhen përpara”.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori