Kosova duhet me i përmbush obligimet ndërkombëtare, u tha në debatin e organizuar sonte për Gjykatën Speciale, ku po ashtu pati mendime, se Gjykata Speciale duhet të ndodh, pasi nga UÇK nuk është dënuar asnjë luftëtar për krime lufte.
Prokurorja speciale e Kosovës, Drita Hajdari tha se Kosova ka për obligim më i përmbush detyrimet, të cilat janë kërkesa të bashkësisë ndërkombëtare, nëse synojmë të jemi pjesë e botës dhe çështja e krimeve të luftës, nuk mund të jetë një çështje e izoluar.
Prokurorja Hajdari, duke mos e quajtur diçka të re formimin e Gjykatës Speciale, ka thënë se përveç Ligjit për Dhomat e Specializuara, që e ka aprovuar Kuvendi i Kosovës, në vitin 2008 ishte formuar edhe Prokuroria Speciale, në të cilën tani punon ajo.
Po ashtu, Hajdari tha se kjo nuk është hera e parë, që ndërkombëtarët marrin kompetenca dhe janë pjesë e legjislacionit të Kosovës.
“Ajo që mua me dhemb, janë deklarimet e disa personave, që deklarohen se formimi i Gjykata Speciale, paraqet dështim të Prokurorisë së Kosovës dhe gjykatave, duke na akuzuar si të papërgatitur dhe se jemi të paguximshëm. Dhe unë tregova në kronologji, se gjykatat e tilla kanë funksionuar edhe më parë dhe kjo nuk është diçka e re”, tha ajo.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca duke folur për natën e 22 dhjetorit, kur u tentuar shfuqizimi i Gjykatës Speciale, pohoi se për këtë e ka ditur paraprakisht, pasi ishte informuar përmes një ministri.
Ai tha se prapa kësaj qëndronte edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e që sipas tij, këtë e ka bërë për çështje personale, e jo parimore për Kosovën.
“Përmes një ministrit e kam ditë se çka ka me ndodh saktësisht, të cilit nuk dua me i përmend emrin, e kam ditë që këtu është i përfshirë edhe presidenti dhe është shtytësi kryesor. Kur ka ardhur nata e 22 dhjetorit, ka qenë koha që ishte në prag të vikendit dhe festave të dhjetorit, këta kanë dashur me përmbyll atë proces pikërisht atë natë… Zhbërja e saj në këtë mënyrë kaq të rrezikshme dhe eksperimentale, ku halli është për disa persona dhe kjo çka do të bëjë Kosova, dhe këtë Vetëvendosja e ka kundërshtuar”, ka pohuar Konjufca, raporton KosovaPress.
Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka sqaruar se pse ishin dhe janë pro formimit të kësaj gjykate, ku tha se që nga viti 2000 i kanë përcjellë gjykimet për krimet e pretenduara të kryera nga ish-luftëtarët e UÇK-së, dhe sipas tij nga UÇK askush nuk është dënuar për krime lufte.
“Gjatë këtyre proceseve gjyqësore kemi vërejtur, se kudo që kanë qenë raste të pretenduara të krimeve të kryera nga ish luftëtarët e UÇK-së, e në shumicën dërmuese të rasteve ndaj shqiptarëve. Në disa raste, kanë qenë pala e dëmtuar edhe viktimat serbe. Familjet e viktimave as që e kanë marrë guximin me ardhur me i monitoruar gjykimet. S’po flas për kërcënimet që janë bërë ndaj dëshmitarëve, në të shumtën e rasteve kanë qenë të suksesshme, dëshmitarët i kanë ndryshuar deklaratat e tyre prej fazës së hetuesisë, në shqyrtimin kryesor. Viktimat kanë qenë të margjinalizuara dhe pak prej tyre kanë parë drejtësi. Sidomos të atyre të komunitetit serb”, tha Blakaj.
Debati është për Gjykatën Speciale është organizuar nga K2.0. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siguria në Kosovë – ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

LSDM: Nuk mund të ketë para për luksin e qeverisë, e të mos ketë për pagë minimale për punëtorët

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi