LAJMI I FUNDIT:

​“Gërmia 555” përfaqëson Kosovën në Maratonën e Vjenës, premtojnë më të mirën

​“Gërmia 555” përfaqëson Kosovën në Maratonën e Vjenës, premtojnë më të mirën

Për herë të parë në historinë e shtetit tonë, Kosova do të jetë pjesë e Maratonës së madh të Vjenës “Viena City Marathon”.

Atletë nga shumë shtete të botës do të jenë pjesë e kësaj gare të madh sportive që mbahet më 10 prill, në kryeqytetin e Austrisë. Kosova në këtë eveniment do të përfaqësohet nga klubi i Gjakovës “Gërmia 555”.


Të përzgjedhurit e këtij klubi, pjesë e të cilët është edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila do të vrapojnë në shtegun 42.195 metra.

E para e Gjakovës tha së është e lumtur që klubi “Gërmia 555” do të pjesë e Maratonës “Viena City Marathon”. Ajo thotë se është e vetëdijshme për sfidën e garës që mbahet në Vjen, por ajo mendon se garuesit janë të përgatitur mirë për Maratonën e Vjenës. Kusari Lila thotë se klubi “Gërmia 555” është një klub që përbehet nga njerëzit që e duan sportin, por që janë në profesionet të ndryshme. Ajo mendon se pjesëmarrja në Maratonën e Vjenës është një mesazh i mirë për shtetin tonë.

“Ne anëtarët e klubit “Gërmia 555”, për herë të parë në formë të organizuar do të marrim pjesë në vrapimin e edicionit të 33-të Maratonës së Vjenës të quajtur “Viena City Marathon” e cila mbahet më 10 prill në kryeqytetin e Austrisë në Vjen. Edhe pse përpara ka pasur Maratonës nga Kosova që kanë vrapuar, por është hera e parë që do të vrapojnë në shtegun 42.195 metra, duke përfaqësuar Kosovën si shtet si dhe duke synuar që më tutje të promovojmë vendin tonë në aktivitetet sportive. Klubi ‘Gërmia 555’, është një klub i njerëzve të cilët e duan sportin, e duan jetën e shëndoshe, duke promovuar aktivitetet sportive në veçanti aktivitetet në natyrë dhe ne shpresojmë se me sensibilizim të vazhdueshëm të arrijmë të bëjmë një norme dhe te kemi përfshirje më të gjerë në të gjitha grup-moshat. Asnjëri nga pjesëmarrësit nuk është vetëm sportistë, gjithë janë nga profesionet e ndryshme, duke më përfshirë edhe mua si kryetar e Komunës së Gjakovës, por që synojmë më këto aktivitete tona të përçojmë një mesazh shtesë këtij elementi”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se për disa nga garuesit e “Gërmia 555”, përfshirë edhe vet Mimozën është gara e parë zyrtare ndërkombëtare. Ajo thotë se këtë garë ia dedikon Komunës të cilën ajo e drejton.

Ndërkaq, Ukë Gashi kryetar i klubit “Gërmia 555”, tha se garuesit e tij janë të përgatitur mirë për sfidën e Vjenës. Ai thekson se është bërë punë e mirë gjatë përgatitjeve për Maratonën “Viena City Marathon”.

“Sa i përket maratonës si vrapim ose si garë kërkon një përgatitje shumë të madhe, sepse është një distance duku 42.195 metra, dhe për më pru trupin në atë gjendje për më vrapu dhe më përballu atë distance kërko një përkushtim të madh. Si parapërgatitje për këtë garë që i kemi bërë më herët kanë qenë edhe aktivitetet më vrapimet Gjakovë-Deçan-Pejë, dhe aktivitetin Gjakovë-Bajram Curr dhe mendoj se më këto përgatitje i gjithë grupi do të kalojë mirë”, ka theksuar Gashi.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka falënderuar sponsorët që bënë të mundshme pjesëmarrjen e klubit “Gërmia 555” në Maratonën e Vjenës.

Ajo ka konfirmuar se do të marrë pjesë edhe në Gjysmëmaratonën “Prishtina 2016” që do të mbahet më 15 maj në kryeqytetin e Kosovës. /Telegrafi/
germia 2

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori