LAJMI I FUNDIT:

​Conte: Na kushtoi mungesa e Terryt

​Conte: Na kushtoi mungesa e Terryt

Trajneri italian ia lë fajin mungesës së kapitenit për disfatën nga Liverpooli.

John Terry është lënduar të dielën e shkuar në duelin përballë Swansea Cityt dhe nuk ka mundur ta ndihmojë Chelsean, në derbin me Liverpoolin, që ‘Blutë’ e humbën 1:2.

Sipas trajnerit të skuadrës londineze, mungesa e kapitenit ndikoi në organizimin e lojtarëve në fazën e mbrojtjes.


“Na mungoi shumë organizimi i Terryt në situata të caktuara si, gjuajtjet e lira apo rivëniet anësore. Ishim të pakujdesshëm”, ka thënë Conte.

“Më duhet të jem i sinqertë, se në pjesën e parë pësuam dy gola nga pakujdesia jonë. I pari erdhi pasi që ata e nisën shpejtë gjuajtjen e lirë, ndërsa i dyti pas një rivënie anësore, ku Henderson ishte i lirë kur pranoi topin dhe realizoi nga një distancë e largët një gol të mrekullueshëm”.

“Kur pëson dy gola të tillë, bëhet shumë e vështirë që kundër një ekipi si Liverpooli të kthesh rezultatin”, ka deklaruar ndër të tjera Conte.