LAJMI I FUNDIT:

​Buttler udhëheq Chicagon drejt fitores kontraverse

​Buttler udhëheq Chicagon drejt fitores kontraverse

Jimmy Buttler ishte i pandalshëm në triumfin e Chicago Bulls.

Një natë para se të fillojë All Star Vikendi, në NBA u zhvilluan vetëm dy ndeshje. Bie në sy dueli i zhvilluar në United Center me Chicago Bulls që mposhti pas një ndeshjeje triler Boston Celtics me rezultatin e ngushtë 104:103.

Një shënim i Butler, 0.9 sekonda përpara përfundimit të takimit ndali ecurinë pozitive prej katër fitoresh radhazi të Celtics.


Bostoni iu afrua shumë fitores edhe në këtë ndeshje, por katër pikët rresht në fund të Bullsave përmbysën një disavantazh prej tre pikësh duke i shkaktuar skuadrës më të titulluar të NBA, disfatën e 20-të sezonale.

Përveç se një përballje mes Chicagos dhe Bostonit pati edhe një duel direkt mes dy yjeve të momentit në basketbollin amerikan, Jimmy Butler dhe Isaiah Thomas. Nga 29 pikë dhe 7 asistime koleksionuan secili me ndryshimin e vetëm që Butler realizoi një kërcim më shumë se Thomas dhe në fund ishte pikërisht Chicago skuadra që festoi.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Washington Wizards nuk hasi në vështirësi ndaj Indiana Pacers të cilët i mundi me rezultatin e thellë 111:98. Porter me 25 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për ‘Magjistarët’ e kryeqytetit që renditen si ekipi i tretë në Konferencën e Lindjes.

https://www.youtube.com/watch?v=qiML7qMvxWE

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori