Sonte në Prishtinë është hapur “Java e bizneseve të diasporës”, gjatë një pritje të organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Organizimi mblodhi rreth 200 afaristë nga 11 shtete të ndryshme të botës, ndërsa në pritjen solemne e cila u hap nga zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, u përçuan mesazhe inkurajimi dhe bashkëpunimi për të gjithë afaristët nga diaspora jonë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi se kur e ka marrë detyrën nga ish-kryeministri Isa Mustafa, i ka thënë se që dëshira e tij është që mos merret asnjë minutë me punët e më hershme, por që nga minuta që e marr punën, dëshiron që bëjë diferencën në vend.
Ai u premtoi të pranishmëve, se atë dhe qeverinë e vendit do ta kenë adresë korrekte të komunikimit, ndërsa porositi biznesmenët nga diaspora, që ta shfrytëzojnë kohën dhe të krijojnë lidhje të reja biznesore.
“Duke ju falënderuar shumicës juve që keni ardhur nga Gjermania, nga Zvicra, nga vendet tjera, ju lutem shfrytëzojeni këtë kohë që t’i plasoni idetë e juaja, ose që të gjeni ide si mundemi me bashkëpunuar së bashku, dhe njëkohësisht ju paralajmëroj se një vend me rëndësi që kemi në Kosovë, është parku inovues-trajnues në Prizren”, tha Haardinaj.
Ai po ashtu njoftoi se në Kosovë janë të liruar nga importi i pajisjeve teknologjike, të gjitha eksportet trajtohen me TVSH zero, tatimi në fitim është vetëm 10 përqind në Kosovë, tatimi në dividentë është 0 përqind, tatimi në të ardhura personale është maksimalisht 10 përqind, po ashtu jemi në proces të hapjes së tregut me të gjithë, “me Serbinë ndoshta vonohemi me hap tregun, por ata nuk po kamë problem të depërtojnë këtu”.
“Por ne do të bëjmë disa hapa vërtet të mirë me Shqipërinë, do t’i hjekim krejt ato burokracitë, ato procedurat, telashet e kufirit që kemi Kosovë – Shqipëri. Ju sigurojmë që do ta reduktojmë kohën e juaj të pritjes në zero”, tha kryeministri i vendit.
Zëvendësministri i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se ai dhe po ashtu zëvendëskryeministri tjetër Dardan Gashi, janë nga shkolla e Vjenës edhe pse nuk vazhdojnë të qëndrojnë ende në diasporë, i kuptojnë hallet dhe shqetësimet e tyre, ndërsa tha se bërja e shtetit të Kosovës, ka ndodhur falë diasporës.
“Bërja e Kosovës si shtet, ka ndodh falë ngritjes së diasporës, dhe nuk ka diasporë e cila ka qenë më më ndikim në Evropë në këto 20 vitet e fundit se sa diaspora shqiptare edhe nga Kosova, edhe nga Maqedonia, edhe nga Shqipëria. Dhe për këtë rol ne jemi mirënjohës, por keni edhe një mirënjohje globale. Kudo që unë kam lëvizë në çdo pjesë të botës, mua më kanë përmendur rolin që ka pasur diaspora e Kosovës”, tha Hoxhaj.
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt tha se Kosova ka shënuar një rritje të madhe të të bërit biznes, ndërsa pohoi se ka shumë investime që vinë në Kosovë, sidomos nga diaspora, por një pjesë e investimeve shkojnë në ndërtimtari. Ai tha se shumë përfaqësues nga diaspora e kanë njoftuar se dëshirojnë të investojnë në Kosovë në fushën e trajnimeve, pasi Kosova ka një fuqi të mirë punëtore.
“Matësi i investimeve, që matet edhe nga Banka Botërore, që dërgon edhe një mesazh, është se ka një rritje jashtëzakonisht të madhe të të bërit biznes në Kosovë. Vetëm për gjatë dhjetë viteve të fundit, investimi në Kosovë është rritur për tre 3.3 miliardë euro. Kjo nuk është aspak keq, duke e konsideruar se e gjithë kjo është bërë nga një shtet i varfër dhe vetëm një pjesë e vogël e investimit ka ardhur nga Gjermania”, tha ambasadori gjerman.
Drejtoresha e Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani tha se Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare e mbështet fuqishëm bashkëpunimin ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, dhe këtë e arrijnë përmes aktiviteteve të ndryshme për gjatë gjithë vitit, por pohoi se ky është aktiviteti më i rëndësishëm që kanë, raporton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës