LAJMI I FUNDIT:

​AAK-ja shënon 19 vjetorin e themelimit në Gjakovë

​AAK-ja shënon 19 vjetorin e themelimit në Gjakovë

Dega e AAK-së në Gjakovë ka shënuar 19 vjetorin e themelimit. Me këtë rast, Gjakova është cilësuar si bastion i AAK-së që ka dominuar për shumë vite në këtë qytet.

Megjithëse ishte i pranishëm, kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministrit Ramush Haradinaj, iu pamundësua fjala për shkak të problemeve me mungesë të energjisë elektrike në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” ku mbahej përvjetori.

Fjalë të mëdha për AAK-në dhe kryeministrin Haradinaj para të pranishmëve kanë thënë bash-partiakët e tij. Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini duke folur për rëndësinë e AAK-së në Gjakovë, tha se nuk ka asnjë dilemë që AAK-ja për 12 vite kanë dominuar në skenën politike në Gjakovë.


“Janë mbajtur katër palë zgjedhje për kryetar të Komunës, në katër palë zgjedhje kemi fituar tre prej tyre. Kështu që nuk do mend hiç dhe nuk ka asnjë dilemë që Aleanca për më shumë se 12 vite ka dominuar”, tha kryetari Gjini.

Fjalë të mëdha për AAK-në kishte dhe ish kryetari i Gjakovës, ministri aktual i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ai thuri lavde për liderin e partisë, kryeministrin Ramush Haradinaj, ku siç pohoi ai e çliroi Kosovën dhe po e ndërton, e po i ruan kufijtë shtetit.

“19 vite kemi rrugëtuar që t’i japim shije politikës së Kosovës. Por ajo shije që i kemi dhënë të mirë politikës së Kosovës nuk kishte me ndodhur sikur mos të kishim liderin e çmuar që diti të zhvilloi luftën, por po di të mbrojë dhe kufijtë të ndërtojë dhe shtetin dhe ai është lideri ynë zotëri Haradinaj”, u shpreh Lekaj.

Kurse, kryetari i parë i degës në Gjakovë, Mazllum Kumnova rikujtoi momente se si është themeluar AAK-ja në këtë komunë në fillim me dhjetëra persona. Por, më pas sipas tij arritën suksese të vazhdueshme në Gjakovë./Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Ekonomi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
Kalo në kategori