LAJMI I FUNDIT:

​13 të vdekur nga stuhia e borës në Evropë

​13 të vdekur nga stuhia e borës në Evropë

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në incidente të shkaktuara nga stuhia e borës që goditi Evropën nga fundjava e kaluar.

Shumica e viktimave, raportohet se kanë humbur jetën nga ortekët.

Në Norvegji, kërkimi për katër skiatorë u pezullua për shkak të borës së madhe dhe shikimit të dobët, por konsiderohet se një suedeze (29 vjeçare) dhe tre finlandezë (29, 32 dhe 36 vjeçar), mund të kenë vdekur nga një ortek që goditi luginën pranë qytetit të Tromsoes.


Mediat raportojnë se disa njerëz kanë humbur jetën nga ortekët në Zvicër, Austri dhe Gjermani.

Në Rumani është gjetur trupi i ngrirë i një mashkulli (67 vjeçar), i cili ishte në një parking në qytetin Slatina në jug të vendit, ku raportohet se aty temperaturat arrijnë deri në -24 gradë Celsius.

Në Austri, qindra banorë janë bllokuar në shtëpi dhe po ashtu rrugët janë të bllokuara, ndërsa në disa pjesë nuk ka energji elektrike. Po ashtu, në disa pjesë të atij vendi është ndërpre mësimi në shkolla.

Të hënën në mbrëmje, 11 alpinistë gjermanë u shpëtuan në një mal pranë Salzburgut, ku ata kishin mbetur pa ushqim dhe pa energji elektrike që nga e premtja.

Aeroporti i Shiphol në Amsterdam njoftoi shtyrjen dhe anulimin e fluturimeve, dhe “KLM” holandeze anuloi deri në 159 fluturime anembanë Evropës. Shumë fluturime u anuluan edhe në Sllovaki.

Stuhitë e forta të dëborës dhe erërat e forta u regjistruan edhe në Skandinavinë qendrore, ku shumë pjesë të rajonit mbetën pa energji elektrike.

Në Greqi, në rajonin e Athinës dhe në zonat e afërta, shkollat u mbyllën për shkak të borës, ndërsa disa rrugë malore janë të mbyllura. Për shkak të kushteve në qendrat e pritjes në Greqi, shumë emigrantë protestuan, ndërsa raportohet se në disa pjesë të vendit temperatura ka rënë në -20 gradë Celsius.

Dëbora ka pasur gjithashtu edhe në disa ishuj grekë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori