LAJMI I FUNDIT:

Veshja prej leshi është e veçantë

Veshja prej leshi është e veçantë

Në skenën e madhe të modës, veshjet nga leshi, janë të pazëvendësueshme për ditët e ftohta dhe me shi. Leshi thith aromat me lehtësi, por mund të tkurret kur lahet.

Leshi ka dy cilësi që e dallojnë atë nga floku ose gëzofi. Ai ka shkallëzime që mbivendosen si pllaka në çati dhe përdridhet.

Palltot, xhaketat dhe pelerinat prej leshi, mundohuni t’i ajrosni sa më shpesh, shkundini prej pluhurit dhe pastrojini me furçë rrobash dhe vendosini në ajër të pastër. Që të mos i këpusni kopsat më mirë është t’i kopsitni. Nëse jeni gjithmonë në garë me kohën, për këtë gjë shumë lehtë mund ta bëni me fshesë me korrent.

Nëse palltot prej leshi nuk kanë njolla, apo janë pis vetëm xhepat, jakat dhe mëngët, atëherë këto vende kritike mund t’i pastroni në kushte shtëpiake. Në një enë hidhni një litër ujë dhe një lugë gjelle uthull, pastaj me furçë fërkojini vendet kritike dhe në fund hekurosini vendet duke vendosur mbi to letër.

Pas këtyre pastrimeve është mirë që veshjen ta pastroni me furçë të lagur me ujë të pastër të vakët, që t’i hiqni mbetjet e mjeteve prej pastrimit të mëparshëm. Palltot do të jenë të lagura, prandaj duhet t’i thani në vende të thata dhe ku ka qarkullim ajri. Nëse vëreni njolla pas tharjes, përpiquni edhe njëherë t’i pastroni vetë, por nëse keni shumë njolla dhe e gjithë palltoja është pis më mirë është ta çoni te pastrimi kimik. /Telegrafi/